15 Prill, Kamëz- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur procesin e vaksinimit në Kamëz.
“Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç edhe në Kamëz. Kemi filluar me të sëmurët kronikë si prioritet. Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime, mbi 200 mijë të moshuar tashmë kanë kryer dozën e parë të vaksinës”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha se ditën e shtunë vijnë edhe 40 mijë doza të AstraZeneca-s nëpërmjet Covax. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.