.

vije ndarëse

Postuar më: 05/01/2022

Vaksinimi antiCOVID/ 2,422,058 vaksinime

05 Janar 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 8,841 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 799 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 1,558 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Nga dozat e vaksinës antiCOVID, të kryera në Shqipëri:
1,155,638 doza të para
1,049,525 doza të dyta
151,127 doza të treta

Në total janë kryer 2,422,058 vaksinime antiCOVID.

*Numri total i vaksinimeve te raportuara përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.