.

vije ndarëse

Postuar më: 30/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,444,764 vaksinime

30 Gusht – Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,444,764 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 625,809 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e dielë, datë 30 Gusht janë kryer 5,166 vaksinime në të gjithë vendin.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,929,172 vaksina anticovid.