.

vije ndarëse

Postuar më: 02/04/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 155.463 vaksinime

02 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv për të moshuarit në qendra shëndetësore dhe në qendrat e përqëndruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 16.617 vaksinime me kalendar të kombinuar, për mësuesit, të moshuarit dhe personelin shëndetësor.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 155.463 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, po vijohet me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe ajo +70 vjeç, po vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.