08 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +70 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Deri tani jane kryer 35,987 vaksinime për personelin shëndetësor, 25,720 vaksinime për arsimtarët, 7,809 vaksinime për punonjës të policisë, 416 vaksinime për punonjës të medias, 162,624 vaksinime për të moshuarit.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.