28 Prill- Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 8,530 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 417,146 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 322,710 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.