.

vije ndarëse

Postuar më: 27/03/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 62,858 vaksinime

27 Mars-  Procesi i vaksinimit ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në si dhe shkolla në të gjithë vendin.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 62,858 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Janë kryer 31,216 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 12,552 vaksinime për të moshuarit dhe 19,090 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.