.

vije ndarëse

Postuar më: 02/02/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Vaksinohen me dozën e dytë 48 mjekët dhe infermierët e parë

Tiranë, 2 Shkurt- Sot morën dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, 48 mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën. Në total deri tani janë administruar 730 doza të vaksninës antiCOVID.
Krahas vaksinimit për dozat e dyta, do të vijohet edhe me vaksinimin e dozave të para për mjekët dhe infermierët në vijën e parë.
Kanë mbërritur 1170 doza të vaksinës antiCOVID në Shqipëri, sasia e parë e vaksinave të Pfizer të kontraktuara nga qeveria shqiptare, të cilat garantojnë vaksinimin për personelin në vijën e parë të betejës me COVID19.
Më datë 11 Janar 2021 Shqipëria filloi vaksinimin antiCovid me mjekët dhe infermierët e spitaleve COIVID, me vaksinën Pfizer BionTech.