Tiranë, 19/02/2014 – Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë sot (19/02/2014) në takimin e analizës vjetore të QSUT-së, së bashku me Drejtoren e këtij institucioni, znj. Ogerta Manastirliu, si dhe dhe drejtues e punonjës të tjerë të qendrës më të madhe universitare spitalore në vend.
Në fjalën e tij, Ministri Beqaj, inkurajoi punën e QSUT-së për sigurimin e furnizimit shumë më të mirë me barna dhe me materiale mjekësore, funksionimin e mirë të të dy shërbimeve horizontale që u shërbejnë specialistëve të laboratorëve dhe pajisjeve biomjekësore, si dhe mbylljen e investimeve të nisura vitin e kaluar. “Deri në shtator,” tha Ministri Beqaj, “do të kemi të garantuara për vitin e ardhshëm të paktën 40 milionë euro në QSUT.”
Gjithashtu, përsa i përket kostove dhe burimeve në dispozicion të QSUT-së, z. Beqaj tha në fjalën e tij se “nuk ngurroj t’a përsëris se shëndetësia në Shqipëri është e nënfinancuar, por përpara se sa të kërkojmë ndjeshëm që shqiptarët të angazhohen më shumë për shëndetësinë, është detyra jonë e përbashkët që t’u tregojmë, se edhe me këto burime që kemi sot, financiare, materiale e njerëzore, mund të bëjmë edhe më shumë.”
Në vijim, fjala e plotë të Ministrit Beqaj në takim.
—###—
Të nderuar pjesëmarrës,
Besoj se me profesionistët e shëndetësisë e kemi mirëkuptimin ndaj dhe jemi këtu. Dita e sotme është thelbësore në aktivitetin vjetor që ka sistemi i shëndetësisë në Shqipëri, sepse analizojmë punën e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, që kap njehërësh tre elementë: atë të arsimit të lartë, atë të shëndetësisë dhe të ekonomisë.
Do të dua të mbetem brenda shëndetësisë, por nuk mund të lë pa thënë se QSUT-ja është ndërmarrja më e madhe ekonomike publike në Shqipëri, e cila ka rreth 2700 të punësuar, ka një buxhet prej rreth 45 milion dollarë dhe është, ndoshta, organizmi më i madh social në Shqipëri për nga numri i njerëzve që hyjnë në të brenda vitit, si të sëmurë, familjarë apo edhe si profesionistë.
Me atë çfarë arritëm të realizojmë me miratimin e buxhetit 2014 jemi fokusuar që të kemi furnizim shumë të mirë me barna dhe me materiale mjekësore; të kemi një funksionim të mirë të të dy shërbimeve që mund t’i quajmë horizontale, që u shërbejnë specialistëve të laboratorëve dhe pajisjeve biomjekësore; të mund të mbyllim disa investime të nisura vitin e kaluar apo investime të vogla dhe të punojmë fort, që deri në shtator, të kemi të garantuara për vitin e ardhshëm të paktën 40 milionë euro në QSUT.
Pra do të përfundojmë pagesat për spitalin e Neurologjisë dhe po garantojmë pajisjet me mjetet e duhura për të. Në buxhet janë fondet për të ndërtuar bunkerin e akseleratorit linear të onkologjisë dhe më pas, me kredinë austriake që miratohet nesër në seancanë plenare.
Do të ketë besoj në fillim të vitit 2015 në funksionim, përmirësim të sallës së Kardiokirurgjisë dhe katër ndërhyrjet e mëdha që do të fillojnë këtë vit: Kirurgjia e re, Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, të Pediatrisë dhe Onkologjisë. Bashkë me përgatitjet për sistemin e plotë të informatizimit të spitalit, është kredia e Bankës së Këshillit të Europës, prej 17 milionë euro, dhe 6 milion euro nga Buxheti i Shtetit, si dhe rreth 40 milion dollarë nga Banka Botërore. Paketat do të jenë gati deri në mes të marsit dhe është detyra jonë t’i zbatojmë duke vendosur një marrëdhënie të re dhe duke i dhënë fondit atë që ka si mision pagimin e shërbimit.
Ndërkohë që unë do të kërkoj angazhimin tuaj për dy gjëra: së pari, na duhet një plan vjetor i komunikimit me publikun se çfarë ndodh në QSUT. Sigurisht, gjërat më të mira që ndodhin përditë dhe që është merita juaj. Do t’ju ftoja t’i ndajmë më shumë me publikun. Shumë prej jush mund të thoni e kemi për detyrë. Po, është e vërtetë, e kemi për detyrë, megjithatë, dhe detyrën kur e bëjmë, le ta ndajmë me publikun. Në përceptimin me publikun mbizotërojnë lajme jo të mira.
Jemi marrë me drejtoreshën e QSUT-së për hartimin e listës esenciale të barnave për vitin 2014. Nga versioni i parë që kam marrë në mes të dhjetorit, sot që që është për t’u përfunduar ka shumë përmirësime, por me keqardhje, kam konstatuar disa fenomene që dua t’i ndaj me ju sot, bashkarisht dhe publikisht.
Nëse thamë se po rrisim fondet për këtë, konstatova duke krahasuar seritë kohore të viteve, që për herë të parë, 1/3 e buxhetit merrnin barna krejtësisht të rinj. Ndërkohë, që bashkarisht kemi ndarë shqetësimin se po ndërpresim mjekimet me barnat ekzistuese që ju kishit në klinikat tuaja, që do të thotë se duhet të rrimë në rradhë të parë tek garantimi i asaj që ka qenë tradicionalisht bazë në shërbim.
Nëse u gëzova që në procesin e regjistrimit të barnave vjeshtën e kaluar, disa barna që ishin të vetëm, u regjistruan dhe alternativat, papritur, tani në janar na dalin barna të vetëm. Kur t’i kthej drejtoreshës të miratuar listën e barnave do tj’u kthej dhe shënimet përkatëse për secilin nga propozimet që ne gjykojmë në ministri se nuk duhet të jenë pjesë e listës esenciale të këtij viti, por nuk ka pse, meqënëse ka më shumë fonde me një bar që është alternativë e vetme, kur është e provuar që barnat e tjerë kanë të njëjtin efektivitet. Pra, nëse garantojmë të njëjtin efektivitet patjetër do të vijmë të përdorim atë që na kushton më pak, sepse nuk duam të kursejmë. Nëse ju me të drejtë kërkoni teknika të reja, inovacion në QSUT, unë besoj se kemi rezerva edhe brenda asaj që kemi disponibël me mjetet financiare, material me pjisjet dhe burimet njerëzore.
Janë disa raste të tilla dhe kostot nuk janë të vogla. Ato para do të jenë në dispozicion të QSUT-së. Nuk ngurroj t’a përsëris që shëndetësia në Shqipëri është e nënfinancuar, por para sesa të kërkojmë ndjeshëm që shqiptarët të angazhohen më shumë për shëndetësinë, është detyra jonë e përbashkët që t’u tregojmë që edhe me këto burime që kemi sot, financiare, materiale e njerëzore, mund të bëjmë edhe më shumë.
Një kërkesë kam: Dalja në pension është një ngjarje e parashikuar në jetë. Ju lutem, të mi reduktoni kërkesat për të punuar edhe pas moshës së pensionit.
Ju faleminderit!
—###—
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.