Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 17/09/2015

Beqaj me ANEA: Lufta kundër kancerit, Shqipëria histori suksesi

Lufta kundër kancerit, Shqipëria histori suksesi

Deklaratë e Delegacionit Shqiptar në Sesionin e 59-të të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore mbajtur nga Sh.T.Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Republika e Shqipërisë

Vjenë, Austri – 16 Shtator 2015

[Photo Credit: Dean Calma / IAEA]

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë dje (16/09/2015) në Konferencën e Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) që po zhvillohet në dt. 14-18 shtator në Vjenë, Austri, ku mbajti fjalën në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në këtë organizatë.

Shqipëria ka bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë, ku deri në Shtator 2015, ajo e ka zbatuar me sukses Programin e saj Kombëtar të Bashkëpunimit Teknik në një shkallë të jashtëzakonshme arritjeje prej rreth 95%, tha midis të tjerash në fjalën e tij Ministri Beqaj. Bashkëpunimi Teknik ka qenë në linjë me prioritetet e zhvillimit kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë, duke përfituar mbështetje në disa sektorë të rëndësishëm tematikë, dhe veçanërisht, në atë të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu, edhe në ato të mjedisit dhe bujqësisë, – tha ai.

Në panelin e punimeve të pasdites – PACT Side Event – së Konferencës, Ministri Beqaj ishte panelist kryesor, në panelin e drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate, Dr. Yukiya Amano.

Shqipëria është Zonë Model e Demonstrimit (Model Demonstration Site) e Programit të Veprimit të Agjencisë për Terapinë e Kancerit (PACT), dhe Ministri Beqaj shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të vazhduar në këtë drejtim edhe në të ardhmen, duke siguruar panelistët për angazhimin e saj të plotë për përforcimin e mëtejshëm të aktiviteteve të kontrollit të kancerit në vend.

Ne jemi krenarë që një nga projektet e TC-së është përzgjedhur si histori suksesi me emrin: “Më të fuqishëm së bashku – ANEA dhe partnerët e OKB-së punojnë me Shqipërinë për të luftuar kancerin”, – tha më tej z. Beqaj.

Kreu i shëndetësisë shqiptare foli rreth punës dhe përmirësimit të ndjeshëm të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve të saj të diagnostikimit dhe terapisë së kancerit, duke u shprehu i gatshëm për të ndarë përvojën e fituar në këtë drejtim me Shtetet e tjera Anëtare.

Në vijim, fjala e plotë e Ministrit Beqaj në shqip dhe anglisht.

—###—

Z. President,

Më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Sesionit të 59-të të Konferencës së Përgjithshme të ANEA-s. Ju uroj suksese në përpjekjet tuaja dhe ju siguroj për mbështetjen tonë të plotë.

Shqipëria i bashkohet përshëndetjes së vendeve të tjera për mirëseardhjen e Barbados dhe Antiguas, Barbudës dhe Turkmenistanit si vendet më të reja anëtare të ANEA-s.

Shqipëria rreshtohet tërësisht përkrah qëndrimit të mbajtur nga BE-ja. Megjithatë, ne do të dëshironim të paraqisnim qëndrimet e mëposhtme në kapacitetin tonë kombëtar.

Që nga Konferenca e Përgjithshme e fundit, Agjencia ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat e aktiviteteve të mandatit të saj. Raporti Vjetor i ANEA-s për vitin 2014 është një dokument i plotë i punës dhe arritjeve të ANEA-s, të cilat mbështeten nga Shqipëria. Unë do të prek disa prej tyre, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për vendin tim.

Programi i Bashkëpunimit Teknik (TC – Technical Cooperation) ka një rëndësi të veçantë për shumicën e vendeve anëtare të Agjencisë. Ai promovon zhvillimin tonë socio-ekonomik. Ne e kemi mbështetur fuqimisht thirrjen e përsëritur të Drejtorit të Përgjithshëm se shkenca dhe teknologjia bërthamore duhet të bëhen pjesë e Axhendës post-2015 për Zhvillim të Qëndrueshëm, për vetë faktin se 13 nga 17 Objektivat e saj kanë lidhje të drejtpërdrejtë me teknologjitë bërthamore. Ne jemi të kënqaur që kjo është tashmë pjesë e këtyre Objektivave. Gjithashtu, ne besojmë fuqimisht se rreshtimi i objektivave të zhvillimit kombëtar të Shteteve Anëtare përkrah Programit TC e përqëndron mbështetjen në sektorët prioritarë me impakt më të madh.

Shqipëria ka bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë. Deri në Shtator 2015, ajo e ka zbatuar me sukses Programin e saj Kombëtar të TC-së në një shkallë të jashtëzakonshme arritjeje prej rreth 95%. Bashkëpunimi teknik ka qenë në linjë me prioritetet e zhvillimit kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ne kemi përfituar mbështetje në disa sektorë të rëndësishëm tematikë, dhe veçanërisht, në atë të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu, edhe në ato të mjedisit dhe bujqësisë.

Lufta kundër kancerit është një nga përparësitë e axhendës e Qeverisë së Shqipërisë. Ne e vlerësojmë së tepërmi mbështetjen në vazhdim të ofruar nga Agjencia nëpërmjet programit të saj të bashkëpunimit, veçanërisht në kuadrin e Programit të saj të Veprimit për Terapinë e Kancerit (PACT – Programme of Action for Cancer Therapy), për mbështetjen e zbatimit të suksesshëm të “Programit tonë Kombëtar të Kontrollit të Kancerit”. Në bashkëpunim me ANEA-n dhe partnerët e saj, Shqipëria ia ka dalë të zhvillojë, zgjerojë dhe përmirësojë kapacitetin e saj për kontrollin e kancerit nëpërmjet integrimit të mjekësisë rrezatuese në një Program gjithëpërfshirës të Kontrollit Kombëtar të Kancerit (NCCP); ne i kemi përqëndruar aktivitetet dhe investimet në të gjitha fushat e kontrollit të kancerit, përkatësisht, parandalimin, survejancën, zbulimin e hershëm, diagnozën, trajtimin, dhe kujdesin paliativ në sistemin e kujdesit publik shëndetësor.

Shqipëria është Zonë Model e Demonstrimit (Model Demonstration Site) e Programit të Veprimit të Agjencisë për Terapinë e Kancerit (PACT), dhe dëshiron të vazhdojë të jetë e tillë edhe për disa vite të tjera, pasi ajo është plotësisht e angazhuar për të përforcuar më tej aktivitetet e kontrollit të kancerit në vend. Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën e fituar në këtë drejtim me Shtetet e tjera Anëtare.

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve të saj të diagnostikimit dhe terapisë së kancerit. Shërbimet e mjekësisë Radioterapeutike dhe bërthamore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë dhe janë plotësisht operacionale. Njëkohësisht, infrastruktura e Spitalit për mbrojtjen nga rrezatimi është në përputhje me Standardet e Sigurisë së ANEA-s. Ne jemi krenarë që një nga projektet e TC-së është përzgjedhur si histori suksesi me emrin: “Më të fuqishëm së bashku – ANEA dhe partnerët e OKB-së punojnë me Shqipërinë për të luftuar kancerin”.

Ne jemi të fokusuar tashmë në përforcimin e mëtejshëm të kontrollit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të kancerit, me një vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve dhe grave. Shërbimet e Mjekësisë Bërthamore do t’i zgjerojnë aktivitetet e tyre për pacientët, si dhe për edukimin e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve; shërbimet e radioterapisë do të fuqizohen së shpejti me instalimin e një akseleratori (përshpejtuesi) të ri të rrezatimit të elektroneve. Mbështetja e mëtejshme e ANEA-s për aplikimin dhe konsolidimin e teknoogjisë së akseleratorit linear në onkologji është e nevojshme dhe tepër e çmuar.

Do të dëshiroja të përfitoja nga rasti për t’i përcjellë mirënjohjen tonë Agjencisë për mbështetjen në vazhdim, kontributin dhe angazhimin e saj të çmuar për të çuar përpara zhvillimin tonë socio-ekonomik.

Z. President,

Zbatimi i Planit të Veprimit të ANEA-s për Sigurinë Bërthamore ishte një sukses i madh. Ashtu siç e konstatoi edhe Drejtori i Përgjithshëm, siguria bërthamore nëpër të gjithë botën është përforcuar.

Megjithatë, nuk duhet të ketë vend për vetëkënaqësi lidhur me sigurinë dhe kjo duhet të jetë e para. Qeveria ime pajtohet tërësisht dhe është e angazhuar të punojë në këtë drejtim.

Në nivel kombëtar, Shqipëria është tërësisht e vendosur për të bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë për plotësimin në kohë të detyrimeve tona që buronë nga Konventat e Agjencisë, e të cilave ne jemi pjesë.

Shqipëria është e vendosur për të bërë pjesën e saj në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë bërthamore, me qëllim garantimin e parandalimit efektiv, zbulimit, frenimit dhe reagimit për sigurinë e materialeve radioaktive. Ne e kemi rishikuar dhe miratuar tashmë Planin e Integruar të Mbështetjes për Sigurinë Bërthamore (INSSP – Integrated Nuclear Security Support Plan) dhe kemi filluar me zbatimin e tij. Janë përgatitur Procedurat Standarde Operative për shërbimin doganor. Gjithashtu, kemi tashmë edhe një kuadër adekuat rregullator, në përputhje me standartet përkatëse ndërkombëtare.

Shqipëria ripërsërit mirënjohjen e saj ndaj Agjencisë për mbështetjen e vazhdueshme që synon përforcimin e regjimit të sigurisë kombëtare bërthamore dhe përmirësimit të kapaciteteve monitoruese radioaktive të vendit.

Delegatë të shquar,

Shqipëria e përgëzon Agjencinë për kontributin e saj vendimtar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare nëpërmjet aktiviteteve të saj të besueshme verifikuese. Shqipëria i jep mbështetjen e saj të plotë Drejtorit të Përgjithshëm Amano për punën dhe aktivitetet e Agjencisë, të cilat synojnë fuqizimin e aftësive për verifikimin e mos-përhapjes së materialeve dhe aktiviteteve të deklaruara bërthamore, dhe të konkludojë se nuk ka materiale dhe aktivitete të padeklaruara bërthamore në 65 shtetet anëtare. Është thelbësore që të ruhet dhe përforcohet efektshmëria e sistemit të sigurisë.

Shqipëria ka aktualisht në fuqi një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Sigurisë (CSA – Comprehensive Safeguard Agreement) dhe një Protokoll Shtesë (AP – Additional Protocol). Ne përsërisim thirrjen e Drejtorit të Përgjithshëm që të gjithë Shtetet Anëtare duhet të përfundojnë CSA-në dhe AP-në. Ne jemi të inkurajuar nga numri në rritje e AP-ve që hyjnë në fuqi, të cilat kanë arritur tashmë në 126. Ne shpresojmë që Protokolli Shtesë të bëhet universal së shpejti.

Ndërsa ndajmë shqetësimet e shprehura në Deklaratën e BE-së për Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe Sirisë, Shqipëria i bashkohet thirrjes së të gjitha Shteteve Anëtare, e cila kërkon që këto vende të bashkëpunojnë plotësisht dhe me përpikmëri me ANEA-n për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura.

Qeveria Shqiptare e mirëpret marrëveshjen historike të arritur në Vjenë më 14 korrik 2015 ndërmjet Iranit dhe Kinës, Francës, Gjermanisë, Federatës Ruse, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Planin e Përbashkët përkatës Gjithëpërfshirës të Veprimit. Ky është një tregues i vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar për të adresuar mosmarrëveshjet e mbetura pezull nëpërmjet mjeteve paqësore dhe diplomatike, në të mirë të paqes dhe sigurisë globale. Shqipëria i’u bashkohet thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për inkurajimin e Iranit në ndërmarrjen e të gjithë hapave të nevojshëm për të adresuar plotësisht dhe në kohë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për programin e tij atomik.

Udhërrëfyesi i nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ANEA-s dhe Zëvendës Presidenti më 14 korrik është një hëp tjetër i rëndësishëm drejt sqarimit të çështjeve të pazgjidhura lidhur me dimensionet e mundshme ushtarake të programit atomik të Iranit. Shqipëria e mbështet fuqimisht deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm se dokumenti i udhërrëfyesit është i plotë dhe se ka afate të mirëpërcaktuara kohore. Shqipëria mbetet në pritje të raportit të Drejtorit të Përgjithshëm në 15 dhjetor 2015. Shqipëria është e sigurt në aftësinë e ANEA-s për përmbushjen e kësaj pune të rëndësishme.

Shqipëria ende shpreson se Konferenca Ndërkombëtare për Lindjen e Mesme pa Armëve Bërthamore do të organizohet në kohën e duhur; ky do të jetë një hap madhor pozitiv përpara drejt arritjes së çarmatimit global bërthamor.

Në përmbyllje të diskutimit, Z. President, dëshiroj të shpreh sërish mbështetjen e fuqishme të Qeverisë Shqiptare ndaj Agjencisë për realizimin e funksioneve të saj statutore nën udhëheqjen e shkëlqyer të Drejtorit të saj të Përgjithshëm.

—###—

Mr. President,

Let me congratulate you upon your election as President of the 59th Session of the IAEA General Conference. I wish you well in your endeavors and assure you of our full support.

Albania joins others in welcoming Barbados and Antigua, Barbuda and Turkmenistan as the newest IAEA member states.

Albania fully aligns itself with statement delivered by the European Union. Nonetheless, we would like to add the following remarks in our national capacity.

Since the last General Conference, the Agency has made considerable progress in all fields of its mandatory activities. The IAEA Annual Report for 2014 is a solid document of IAEA’s work and achievements which Albania endorses. I will touch upon a few which are of particular importance to my country.

The Technical Cooperation (TC) Programme has particular importance for the majority of the Agency’s member states. It promotes our socio-economic development. We have fully supported DG’s repeated appeal that nuclear science and technology should be part of the post 2015 Sustainable Development Agenda, because 13 out of its 17 SD Goals have a direct relation to nuclear technologies. We are glad that it is now part of these Goals. We also strongly believe that aligning the TC Programme with Member States’ national development goals contributes to focusing assistance in priority areas with higher impact.

Albania enjoys an excellent cooperation with the Agency. As of September 2015, it has already successfully implemented its National TC Programme at an exceptional rate of attainment of around 95%. Technical assistance has been in line with national development priorities and will continue to be so. We have benefitted from the support received in several important thematic areas, in particular human health, but also in environment and agriculture.

The fight against cancer is high on the agenda of the Government of Albania. We much appreciate the continued assistance provided by the Agency through its technical cooperation programme, especially within its Programme of Action for Cancer Therapy, to support the successful implementation of our “National Cancer Control Programme”. In cooperation with the IAEA and its partners, Albania has managed to introduce, expand and improve its cancer control capacity by integrating radiation medicine into a comprehensive National Cancer Control Programme (NCCP); we have focused activities and investments in all areas of cancer control, namely prevention, surveillance, early detection, diagnosis, treatment, and palliative care into our public health system.

Albania is a Model Demonstration Site for the Agency’s Programme of Action for Cancer Therapy (PACT), and wishes to continue being one for a few more years in view of its full commitment to further strengthen cancer control activities in the country. We are ready to share the experience gained with other Member States.

Albania has witnessed a significant improvement in the quality and safety of its diagnostic and therapeutic cancer services. The Radiotherapy and nuclear medicine Services of the “Mother Teresa” University Hospital Center in Tirana were developed in close cooperation with the Agency and are fully operational. At the same time, the Hospital’s radiation protection infrastructure is consistent with IAEA Safety Standards. We are proud that one of our national TC projects has recently been selected as a TC success story with the title “Stronger together: The IAEA and UN partners work with Albania to fight cancer”.

We are now focused on further enhancing comprehensive and sustainable cancer control, with emphasis on children and women. Nuclear Medicine services will be expanding activities for patients, and for education of students and medical doctors; radiotherapy services will be strengthened soon with the installation of a new electron beam accelerator. IAEA’s further assistance to introduce and consolidate linear accelerator technology in oncology is required and highly appreciated.

I would like to take this opportunity to convey our gratitude to the Agency for its ongoing assistance, and for its valuable contribution and engagement towards furthering our socio-economic development.

Mr. President,

The implementation of the IAEA’s Action Plan on Nuclear Safety has been a major success. As the DG has stated, nuclear safety all over the world has been strengthened. However, there should be no complacency about safety, which must always come first. My government fully subscribes and is committed to work in this direction.

At a national level, Albania is fully determined to closely cooperate with the Agency to complete in due time its obligations stemming from the various Agency Conventions it is part to.

Albania is committed to do its part in strengthening international co-operation in the field of nuclear security in order to ensure effective prevention, detection, delay and response to security of radioactive materials. We have already reviewed and approved the Integrated Nuclear Security Support Plan (INSSP) and have started its implementation. Standard Operating procedures for the customs service have been prepared. An adequate regulatory framework, aligned with the relevant international standards, is now in place.

Albania reiterates its appreciation to the Agency for the continuous support aimed at strengthening our national nuclear security regime and improving the radioactive monitoring capacities of the country.

Distinguished delegates,

Albania congratulates the Agency for its crucial contribution to international peace and security through its credible verification activities. Albania lends its full support to DG Amano for the Agency’s work and activities aiming at strengthening the ability to verify non-diversion of declared nuclear material and activities, and to conclude that there are no undeclared nuclear material and activities in 65 member states. It is essential that the effectiveness of the safeguards system is maintained and strengthened.

Albania itself has a Comprehensive Safeguard Agreement (CSA) and an Additional Protocol (AP) in force. We echo the Director General’s call that all Member States should conclude the CSA and the AP. We are encouraged by the increasing number of AP in force, now reaching 126. We expect that the Additional Protocol will become universal soon.

While sharing the concerns expressed in the EU Statement on DPRK and Syria, Albania joins the call of all Member States requesting that these countries fully and promptly cooperate with the IAEA to resolve all the outstanding issues.

The Albanian Government welcomed the historic agreement reached in Vienna on 14 July 2015 between Iran and China, France, Germany, the Russian Federation, the United Kingdom, and the United States of America, and the related Joint Comprehensive Plan of Action. This indicates the commitment of the international community to address outstanding disagreements through peaceful and diplomatic means, to the benefit of global peace and security. Albania joins the calls of the international community in encouraging Iran to take all necessary steps to fully and timely address the concerns of the international community on its nuclear programme.

The Road-map signed by the IAEA Director General and Iran’s Vice President on14 July is another very important step towards clarifying outstanding issues relating to possible military dimensions to Iran’s nuclear programme. Albania fully endorses DG’s statement that the road-map document is robust and has strict timelines. Albania looks forward to the Director General’s report by 15 of December 2015. Albania is confident in the ability of the IAEA to accomplish this important work.

Albania still hopes that the International Conference on Free of Nuclear Weapons in the Middle East will be organized in due time; this will be a major positive step towards achieving global nuclear disarmament.

Coming to conclusion, Mr. President, I wish once again to express the full support of the Albanian Government to the Agency in the realization of its statutory functions under the excellent guidance of its Director General.

—###—