Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 10/04/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 14 testime, nuk ka qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit 

10 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 14 testime, nga të cilët nuk ka qytetarë të rezultuar pozitivë me COVID19.
 Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,233 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 10 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               0
 Të shëruar në 24 orë            20
 Të shtruar në spitale             4
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        14
 Testime totale                   2,051,300
 Raste pozitive                      334,002
 Raste të shëruara                  330,233
 Raste Aktive                             165
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      143
Fier                             6
Shkodër.                    4
Vlorë                         3
Berat.                         3
Korçë.                          2
Dibër.                          2
Elbasan.                     1
Durrës.                      1