Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 27/03/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 189 testime, ka 6 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit 

27 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
5 në Tiranë, 1 në Durrës.
 Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit    ka 1  humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça.
 Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 27 Mars 2023)
 Raste të reja ditore               6
 Të shëruar në 24 orë            14
 Të shtruar në spitale             7
 Humbje jete në 24 orë           1
 Testime ditore                        189
 Testime totale                   2,047,608
 Raste pozitive                      333,814
 Raste të shëruara                  330,060
 Raste Aktive                             152
 Humbje jete                              3,602
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      133
Fier                             5
Vlorë                         6
Berat.                         3
Durrës.                      3
Shkodër.                    2