Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 26/03/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 196 testime, ka 9 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit 

26 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 196 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës,  Bulqizë.
 Janë 161 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,046 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 26 Mars 2023)
 Raste të reja ditore               9
 Të shëruar në 24 orë            11
 Të shtruar në spitale             9
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        196
 Testime totale                   2,047,419
 Raste pozitive                      333,808
 Raste të shëruara                  330,046
 Raste Aktive                             161
 Humbje jete                              3,601
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      139
Fier                             8
Vlorë                         6
Berat.                         3
Durrës.                      3
Shkodër.                    2