Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 15/04/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 255 testime,  ka 13 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit 

15 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët  13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
 10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos.
 Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 15 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               13
 Të shëruar në 24 orë            12
 Të shtruar në spitale             8
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        255
 Testime totale                   2,052,720
 Raste pozitive                      334,070
 Raste të shëruara                  330,294
 Raste Aktive                             172
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      148
Vlorë                         12
Fier                             5
Elbasan.                     4
Shkodër.                    2
Korçë.                          1