Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 28/03/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 279 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit 

28 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.
 Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë  humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 28 Mars 2023)
 Raste të reja ditore               14
 Të shëruar në 24 orë            12
 Të shtruar në spitale             8
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        279
 Testime totale                   2,047,887
 Raste pozitive                      333,828
 Raste të shëruara                  330,072
 Raste Aktive                             154
 Humbje jete                              3,602
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      132
Fier                             7
Vlorë                         4
Shkodër.                    4
Berat.                         3
Durrës.                      3
Elbasan.                     1
Korçë.                          1