Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 29/03/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 355 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 4 të shëruar në 24 orët e fundit 

29 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 355 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Berat.
 Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë  humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,076 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 29 Mars 2023)
 Raste të reja ditore               10
 Të shëruar në 24 orë            4
 Të shtruar në spitale             6
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        355
 Testime totale                   2,048,242
 Raste pozitive                      333,838
 Raste të shëruara                  330,076
 Raste Aktive                             160
 Humbje jete                              3,602
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      139
Fier                             5
Shkodër.                    4
Berat.                         4
Vlorë                         3
Durrës.                      3
Elbasan.                     1
Korçë.                          1