Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 14/04/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 384 testime,  ka 16 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit 

14 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 384 testime, nga të cilët  16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
7 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kavajë, Selenicë, Lushnje, Korçë.
 Janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,282 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 14 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               16
 Të shëruar në 24 orë            16
 Të shtruar në spitale             8
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        384
 Testime totale                   2,052,465
 Raste pozitive                      334,057
 Raste të shëruara                  330,282
 Raste Aktive                             171
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      144
Vlorë                         15
Elbasan.                     4
Fier                             3
Shkodër.                    3
Korçë.                          2