.

vije ndarëse

Postuar më: 29/12/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 549 testime, 27 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

29 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, 6 në Fier, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Sarandë.
Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,962 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 29 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 549
Testime totale 2,019,074
Raste pozitive 332,738
Raste të shëruara 328,962
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 142
Fier 16
Vlorë 9
Gjirokastër 4
Durrës. 3
Berat. 3
Shkodër 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Dibër. 1