Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 11/04/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 58 testime,  ka 5 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit 

11 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilët   5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
4 në Vlorë, 1 në Tiranë.
 Janë 159 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,244 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 11 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               5
 Të shëruar në 24 orë            11
 Të shtruar në spitale             4
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        58
 Testime totale                   2,051,358
 Raste pozitive                      334,007
 Raste të shëruara                  330,244
 Raste Aktive                             159
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      141
Vlorë                         7
Fier                             6
Shkodër.                    1
Berat.                         1
Korçë.                          1
Elbasan.                     1
Durrës.                      1