.

vije ndarëse

Postuar më: 16/01/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 59 testime, asnjë qytetar i infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 59 testime, nga të cilat nuk ka asnjë qytetar të ketë rezultuar pozitivë me COVID19.
Janë 182 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,294 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Janar 2023)
Raste të reja ditore 0
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 59
Testime totale 2,025,352
Raste pozitive 333,072
Raste të shëruara 329,294
Raste Aktive 182
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Fier 18
Vlorë 10
Berat. 5
Durrës. 4
Shkodër 3
Gjirokastër. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1