.

vije ndarëse

Postuar më: 12/04/2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 877 testime, 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 63 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 877 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

6 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Tiranë, Berat, 2 në Shkodër, Vlorë, Konispol, Gjirokastër, Gramsh, 1 në Kukës, Durrës, Lushnje, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan.

Janë 337 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,441 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (12 Prill 2022)

 

Raste të reja ditore          36

Të shëruar në 24 orë       63

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 877

 

Testime totale               1,788,253

Raste pozitive                   274,272

Raste të shëruara                270,441

Raste Aktive                            337

Humbje jete                           3,494

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            203

Vlorë               33

Fier                  30

Elbasan           16

Korçë              16

Berat               14

Gjirokastër       12

Shkodër           7

Durrës              3

Kukës                2

Lezhë                1