Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 18/04/2023

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 98 testime,  ka 8 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit 

18 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 98 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, nga Tirana.
 Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
 Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,334 që nga fillimi i epidemisë.
 Statistika ( 18 Prill 2023)
 Raste të reja ditore               8
 Të shëruar në 24 orë            22
 Të shtruar në spitale             9
 Humbje jete në 24 orë           0
 Testime ditore                        98
 Testime totale                   2,052,948
 Raste pozitive                      334,090
 Raste të shëruara                  330,334
 Raste Aktive                             152
 Humbje jete                              3,604
 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë                      129
Vlorë                         10
Shkodër.                    5
Fier                             4
Elbasan.                     4