PLAZMA JUAJ MUND TË SHPËTOJË JETËN E TË SËMURËVE ME COVID-19
MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE FTON QYTETARËT QË PËRMBUSHIN KUSHTET PËR DHURIM TË GJAKUT / PLAZMËS PËR TË NDIHMUAR NË TRAJTIMIN E PACIENTËVE QË VUAJNË NGA COVID19, SIPAS PROTOKOLLEVE TË MIRATUARA.
Një nga metodat që ndihmon në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID19 dhe janë në trajtim spitalor, është vlerësuar të jetë dhe trajtimi me plazmën konvaleshente.
Çfarë është plazma?
Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut, në të cilën notojnë qelizat e gjakut si eritrocite, trombocite dhe leukocite. Në plazmën e gjakut të një personi të shëruar nga COVID – 19 ka edhe antitrupa që trupi ka krijuar gjatë luftës ndaj sëmundjes. Plazma që përmban këto antitrupa, të cilat luftojnë infeksionin quhet plazmë konvaleshente.
Ajo shfrytëzohet për të trajtuar pacientët me COVID – 19, pasi vlerësohet se, antitrupat e ndodhura në plazmën konvaleshente lidhen me virusin në trupin e pacientit, duke reduktuar ndikimin e tij dhe kufizojnë kështu përparimin e sëmundjes.
Plazma konvaleshente ka demonstruar efikasitetin e saj në përdorimet e mëparshme ndaj viruseve Ebola dhe SARS.
Duke qenë se akoma nuk kemi një terapi specifike ose një vaksinë për trajtimin e COVID – 19, disa studime sugjerojnë së fundmi se plazma konvaleshente mund të jetë e dobishme në trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga korona virusi i ri (SARS-COV-2).
Ju mund të shpëtoni jetën e dikujt pasi të jeni shëruar nga COVID – 19
KUSH MUND TË DHUROJË PLAZMË KONVALESHENTE?
Një person që është shëruar nga COVID – 19 mund të dhurojë plazmë konvaleshente nëse plotëson kriteret standarde për dhurim, si edhe disa kritere shtesë si më poshtë:
PROCEDURA PËR DHURIMIN E PLAZMËS KONVALESHENTE
Dhurimi i plazmës konvaleshente mund të bëhet si dhurim standard i gjakut të plotë (nga ku banka e gjakut më pas ndan plazmën me centrifugim) ose me ndarës qelizor automatik (aferezë). Procedura e dhurimit të gjakut standard zgjat 10 minuta nderkohë që dhurimi i plazmës me aferezë zgjat 40 – 60 minuta dhe mblidhen 300 – 600 mL plazmë.
TESTIMET LABORATORIKE TË DHURUESIT/DHURIMIT TË KRYERA NË QENDRËN KOMBËTARE TË TRANSFUZIONIT TË GJAKUT DHE NË ÇDO BANKË GJAKU TË SPITALEVE
Për detaje na kontaktoni në numrin e telefonit 0800 40 40 ose në email: qktgj@shendetesia.gov.al
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.