.

vije ndarëse

Postuar më: 13/12/2023

FJALA E MINISTRES SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, ALBANA KOÇIU PAS MBLEDHJES SË QEVERISË PËR “MIRATIMIN E PLANIT TË ZBATIMIT TË REZOLUTËS 1325”

Përshëndetje!

Unë vij sot në fakt për të dhënë një lajm shumë të mirë, shumë pozitiv në kuadër edhe të gjithë fushatës që kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe për rolin e gruas në shoqëri dhe mbi të gjitha, të flasim dhe të marrim angazhime konkrete ndaj dhunës kundër gruas.

Sot Qeveria miratoi një vendim shumë të rëndësishëm që është ai i miratimit të Planit të Veprimit në kuadër të zbatimit të Rezolutës 1325 një Rezolutë e cila është e miratuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është pikërisht një Rezolutë që i dedikohet gruas, paqes dhe sigurisë.

Është një plan Veprimi i cili e çon Qeverinë shqiptare dhe popullin tonë në një nivel të përafërt me vendet e Bashkimit Evropian, me standardet e duhura sa i përket luftës ndaj pabarazisë gjinore, luftës ndaj dhunës kundër gruas dhe rolit që gruaja do të duhet të marri tashmë me miratimin e këtij Plan-Veprimi edhe në sektorë në të cilët ne ishim mësuar që të kishim zakonisht vetëm burra apo që dominoheshin vetëm nga burrat siç janë sektorët e sigurisë, mbrojtjes apo misionet paqeruajtëse.

Tashmë gratë nëpërmjet zbatimit të këtij Plan Veprimi do të kenë mundësinë që të jenë të përfaqësuara duke siguruar akoma më shumë edhe drejtësi, edhe më shumë demokraci, edhe më shumë paqe, edhe më shumë siguri edhe në sektorë shumë të rëndësishëm si ata të sigurisë, mbrojtjes dhe misioneve paqeruajtëse jo vetëm për vendin, por edhe jashtë vendit tonë.

Është moment historik angazhimi, miratimi i këtij Plan Veprimi edhe në kuadër të angazhimit që Qeveria shqiptare dhe Kryeministrit Rama ndërmorën gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023.

Ne mendojmë fort që duke i dhënë rolin e duhur gruas në shoqëri, jemi duke bërë që gjysma më e mirë e popullatës së kësaj bote të jetë tashmë më e përfaqësuar duke qenë kështu një faktor stabiliteti jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin.

Shumë faleminderit!