Më lejoni shumë shkurt të bëj një prezantim të situatës aktuale, të epidemisë Covid në Shqipëri.
Masat e ndërmarra, strategjia e vjeshtë-dimrit e elaburuar me ekspertët më të mirë vendas si dhe me mbështetjen e OBSH-së, si dhe masat e reja të cilat ne do të vendosim në mënyrë që të kufizojmë riskun për përhapjen e mëtejshme të kësaj epidemie në vendin tonë. Sigurisht ka një konteks, një konteks botëror, europian, rajonal i cili paralajmëron një rritje eksponenciale të rasteve të infektimeve me koronavirusin e ri.
Për këtë arsye jo sot, por muaj më parë ne kemi ndërtuar të gjithë kapacitetet e nevojshme brenda mundësive tona, me ekspertët më të mirë vendas, me Komitetin tonë të Ekspertëve mbi strategjitë, masat, planin që ne të përballemi me skenarët e mundshëm të kësaj epidemie. Aktualisht situata në Shqipëri paraqitet një situatë e kontrolluar por me raste të rritjes së lehtë.
Ajo çfarë mund të themi është që nga momenti i rastit të parë ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive dhe na krijuan ne premisa, na dhanë kohën e nevojshme për t’u parapërgatitur për situatën që do të vinte më pas dhe në fakt nuk na preku vetëm ne po ka prekur të gjithë botën mbarë, është rikthyer sërish në Europë dhe po e shohim vetë. Italia, Spanja, Anglia dhe vende tjera edhe të rajonit, nuk po e shmangin dot përhapjen e virusit sepse virusi ka të njëjtën sjellje, virusi nuk ndryshon.
Ajo çfarë ndryshon është përgjegjësia qytetare për të zbatuar me ato armë të njohura të cilat janë të gjithëpranuara sot nga komitetet shkencore kudo në botë. Ato janë tre dhe të thjeshta: mbajtja e maskës, larja e duarve, dhe distancimi social. Pra janë tre armë që ne i njohim, të cilat i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojnë.
Ndaj është momenti për të vijuar të nxisim, ndërgjegjien dhe vëmendjen e të gjithë qytetarëve, sepse nëse ne duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla por janë sfida të vërteta, beteja për rimëkëmbjen e ekonomisë, beteja për rikthimin në normalitet, ne duhet të fitojmë betejën më të rëndësishmë që është beteja me shëndetin.
Pra beteja shëndetësore është e para që duhet fituar dhe besoj që masat që qeveria shqipëtare ka ndërmarrë në raport me forcimin e kapaciteteve, dhe më lejoni të ndalem në disa elementë të rëndësishëm të cilët të gjithë ne i kemi ndjekur për gjatë gjithë këtyre muajve, dhe janë shtatë muaj të epidemisë në Shqipëri, nuk janë pak. Muaj të cilët gjithë sistemi shëndetësor ka qenë në këmbë për të ofruar kujdes shëndetësor për çdo individ në vendin tonë.
Kemi mundësuar rritjen e testimeve, kemi rritur me 30% kapacitetet gjurmuese në të gjithë territorin duke ngritur më shumë grupe gjurmimi në mënyrë që të izolojmë sa më shpejt. Dhe mbi 80 % e rasteve të cilat janë të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Ky është një indikator pozitiv që padyshim që në një periudhë që na pret të vjeshtës dhe dimrit kërkon që të rriten akoma më shumë kapacitetet për të cilat ne i kemi marrë masat.
Qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epiodemiologëve në të gjithë ato zona, qytete, bashki apo qarqe ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitetet logjistike të tyre, testimet përveç faktit që kemi sot 2 laborator shtetëror dhe testimet bëhen falas për qytetarët e dyshuar sipas protokollit të miratuar nga Komiteti I Ekspertëve.
Në përgatitemi për të rritur akoma më shumë testimin nëpërmjet laboratorit back-up dhe sigurisht në pritje për testet e shpejta, të kemi mundësi të vijojmë rritjen e testimeve në të gjitha ato struktura të rëndësishme që ne kërkojmë të vijojmë aktivitetin, siç janë shkollat, siç është biznesi, siç janë ndërmarrjet e mëdha.
Dua të ndalem tek shkollat. Ishte një sfidë e vërtetë, ndoshta një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e kuptojnë çfarë pune voluminoze është bërë nga qeveria shqipëtare për të hapur shkollat, për të zbatuar protokollet, qoftë dezinfektimit, qoftë mbajtjes së maskës, qoftë për të krijuar edukatën e nevojshme edhe për prindërit, për të mos çuar fëmijë të cilët mund të kenë simptoma, në mënyrë që të kufizojmë përhapjen e virusit.
Mund të thëmi që deri tani, sigurisht që është herët pasi po e monitorojmë këtë situatë mbi baza ditor, mbi baza dinamike, ne nuk kemi patur asnjë vatër shpërthimi në shkolla. Sigurisht kemi patur vatra familjare të cilat më pas janë evidentur në strukturat e edukimit mësues-nxënës, por nuk kemi mbyllur deri më sot asnjë shkollë për arsye të shpërthimit të virusit. Kjo do të thotë që atë që e kemi planifikuar në strategjinë tonë, e kemi bërë realitet, mësuesit, nxënësit prioritet në testim. Është shumë e rëndësishme dhe do të vijojë të mbetet prioritet gjatë gjithë periudhës.
Përpos faktit që Shqipëria që nga momenti i parë i kësaj epidemie përballet me një numër prej 15 mijë të infektuarish ku aktualisht kemi mbi 5 mijë raste aktive, i kemi reth 230 të shtruar në spitalet tona.
Dua të ndaloj tek kapacitetet spitalore sepse në fakt strategjia jonë e vjeshtë-dimrit rrit kapacitetet spitalore në përballje me virusin duke projektuar, simuluar tre skenarë. Ne vendosëm me Komitetin e Ekspertëve të kishim struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve me Covid, e para sepse menduam për shëndetin e qytetarëve, për të patur një kujdes shëndetësor cilësor me më të mirët që kemi në sistemin shëndetësor, me mjekët e Infektivit, me mjëkët e Sanatoriumit, me mjekët që kemi në përgatitje për spitalet Covid 3 dhe Covid 4.
Gjithsej në total 550 shtretër të dedikuar për trajtimin e rasteve covid, ku aktualisht kemi 234 të shtruar që do të thotë diçka te 50% e kapaciteteve të projektuara. Por nuk ndalemi deri këtu, sepse ne në strategjinë tonë jemi përgatitur me disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale.
Kemi dëgjuar shumë se pse nuk keni përfshirë spitalet rajonale që në fillim? Pse nuk i keni futur spitalet në efiçencë dhe në trajtimin e rasteve Covid? Sigurisht besoj ju të gjithë e dini se ne nuk është se nuk e kemi menduar këtë gjë, dhe nuk është se s’kishim mundësi ta bënim këtë gjë më parë por kjo situatë na ka mësuar shumë dhe është një mësim, apo mësimin e nxjerrim përditë dhe ka rezultuar sukses fakti që ne e kemi përqendruar trajtimin e pacientëve edhe për të fituar eksperiencën e nevojshme në këtë situatë pra për trajtimin e rasteve covid, për të ndërtuar protokolle të cilat rishihen mbi baza periodike në raport edhe me terapitë e mjekimit në vëndet e zhvilluara. Sot ne garantojmë 100% të terapive sikurse dhe vëndet e tjera kanë, duke përfshirë këtu terapinë e plazmës hiperimune.
Gjithashtu së fundmi nëpërmjet prokurimit të përbashkët me vende të BE-së kemi arritur të sigurojmë dhe terapinë e Remdisivirit , një terapi që përdoret tashmë edhe në vendet e Europës, në Amerikë gjithashtu dhe në lidhëm këtë kontratë për ta siguruar dhe për qytetarët shqipëtar falas, një terapi e shtrenjtë falas për ata të cilët do të trajtohen në strukturat tona të spitaleve Covid 1, Covid 2, Covid 3 Covid 4, nëse kemi raste dhe flukse të shtuara në spital.
Ashtu sikurse ju thashë, të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale në momentin që do të plotësohen kapacitetet e 550 shtretërve të dedikuar në 4 strukturat tona spitalore. Në skenarin e parë do të kemi përfshirjen e 5 spitaleve rajonale, ku shtohemi me rreth 600 shtretër, Në skenarin e dytë përfshirjen e 3 spitaleve të tjera rajonale ku shtohemi me rreth 240 shtretër dhe në skenarin e tretë përfshirjen e tre spitaleve rajonale dhe shtohemi me 148 shtretër. Që do të thotë në total ne do të këmi në dispozicion të situatës Covid rreth 1600 shtretër të pajisur me të gjithë ato elementë të nevojshëm, terapi oksigjeni, paisje të cilat janë të nevojshme për të trajtuar rastet Covid.
Kemi rritur me mbi 60% flotën tonë të aparaturave, respirator, ventilator, monitor multiparametrik, shiringa elektrike, eko, pra të gjithë ato elementë, paisje që nevojiten për të patur dhe për të dhënë një shërbim cilësor pacientëve që vuajnë nga Covid 19.
Përballja me vjeshtën dhe dimrin nuk do të jetë e lehtë, do të jetë një sfidë për të gjithë. Ndaj nga vlerësimi i Komitetit të Ekspertëve nga vlerësimi i të gjithë situatës, qoftë përsa i përket hapjes së shkollave, qoftë përsa i përket kontakteve në ambientet e mbylluara, qoftë fakti që do të përballemi me gripin dhe për të cilin morëm masa në kohë për të planifikuar vaksinën e gripit, 4 herë më shumë se kemi patur në vitet e shkuara dhe në një kohë shumë të shpejt se çkemi patur vitetet e shkuara, për të bërë të mundur vaksinimin e shpejtë të grupeve të riskuara, duke filluar nga personeli mjekësor e duke vazhduar me mësuesit, me të sëmurët kronikë, me fëmijët 2-5 vjeç.
Vaksinat që të jenë efektive duhet të kenë garanci maksimale në të gjithë zinxhirin ftohës që nga momenti që ato prodhohen deri kur administrohen në strukturat e qendrave shëndetësore për tu injektuar tek pacientët.
Në momentin që vaksina e Covid 19 do të jetë e disponueshme, do të jetë e çertifikuar nga autoritetet kompetente, ne të mundemi ta disponojmë edhe në vendin tonë. Kryeministri, qeveria shqipëtare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave, në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion dollarë e më pas me daljen e çmimit të vaksinës do të jenë pagesat e tjera nga qeveria shqipëtare, e cila e ka marrë vendimin për të patur një marrëveshje me strukturën e aleacës së vaksianve, por paralelisht qeveria shqipëtare është duke punuar edhe me fondet e BE –së që nëse do të ketë mundësi për të patur vijimin e proçeseve të vaksinimit më herët të këmi mundësi të kemi dhe marrëveshje të tjera alternative.
Vijojmë të forcojmë kapacitetet tona me mjekë dhe infermierë për t’iu përgjigjur çdo situate, vijon trajnimi i mjekëve dhe infermierëve.
Mjekët dhe infermierët, epiodemiologët, shoferët, sanitarët vijojnë të marrin bonusin prej 1000 eurosh, 500 eurosh në strukturat Covid dhe në strukturat e tjera sipas ditëve të angazhimit, për të mbështetur ata kemi shtuar 150 staf profesionistësh shëndetësor.
Ajo çfarë dua të them tjetër është një element që besoj se është i rëndësishëm. Nuk duhet të biem asesi në vetëkënaqësinë e faktit që Shqipëria nëse krahasohet sot me mesataren e vendeve të rajonit, apo mesataren e vendeve europiane është më ulët në raport me numrat e infektimeve apo rastet e fataliteteve. E kam thënë që në fillim që bilancet bëhën në fund të luftës, jo në mesin e saj. Dhe ne jemi në mesin e kësaj luftë.
Por puna po vijon dhe ajo çfarë kërkohet është durim, kurajo, rezistencë, dhe sakrificë.
Besoj që sakrifica më e madhe e të gjithë qytetarëve dhe që arritëm të kishim dhe ato rezultatet e mira në fillim ishte ajo që ndihmoi situatën. Por sot më shumë se kurrë kërkohet një sakrificë e thjeshtë e të mbajturit të maskës e cila do të jetë e detyrueshme sikurse Kryeministri e tha. Kudo jashtë shtëpisë, maska do të jetë një detyrim. Barriera mbrojtëse prej tekstili do të jetë një detyrim për të gjithë. Është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin, por ashtu sikurse studimet thonë nëse nuk shoqërohet me masat e higjienës personale dhe me distancimin fizik nu mund të sjellë atë çfarë sjell në rastet kur këto tre armë kombinohen së bashku. Ku reduktojnë me rreth 60 % sëmundshmërinë.
Askush nga ne, askush nga familjet tona nuk do të donte të përballej me sëmundjen. Sepse edhe sikur të jemi të hapur dhe nesë sëmuremi edhe kjo e dëmton ekonominë, sepse duhet të izolohemi, duhet të vetëkarantinohemi.
Ndaj edhe një element tjetër që ne do të kemi masa akoma më shtrënguese në raport me të gjithë situatën, është vetëkarantinimi dhe izolimi.
Dyshimi dhe më pas testimi nuk bëhët thjeshtë një ilaç momenti që të identifikon nëse ti je apo jo pozitiv. Por në rastet kur je kontakt i afërt, ke qenë i ekspozuar me një person i konfirmuar me virusin, atëherë detyra e gjithësecilit është të izolhet apo të vetëkarantinohet për 14 ditë. Nuk kanë ndryshuar rregullat nga fillimi i pandemisë. Patjetër që ashtu sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë përpara pak ditësh prezantoi nga një studim i fundit, ka një lodhje me pandeminë në të gjithë botën. Dhe patjetër që është e mirëkuptueshme që qytetarët kanë një neglizhim të rregullave nga disa muaj më parë. Por ne duhet ta rikthejmë edhe njëherë dhe të kemi më shuë durim, kurajo dhe rezistencë që këto muaj t’i përballojmë me sa më pak kosto për të gjithë ne.
Ndaj edhe vendosja e maskës kudo jashtë shtëpisë, duke vendosur këtu thonjëzat, “rastet përjashtimore” do të përcaktohen nga autoritetet shëndetësore me të cilat do të njiheni në ditët në vijim, do të jetë detyrim me ligj. Ky është hapi i parë. Në mënyrë dinamike, ditore, jemi duke vlerësuar situatën. Sigurisht të gjitha protokollet të cilat kemi nxjerrë, qoftë për aktivitetet e biznesnit, qoftë për aktivitetet e tjera, do të ndiqen nga gjithë strukturat inspektuese, monitoruese, për të cilat moszbatimi i tyre nuk do të tolerohet.
E thashë dhe njëherë, dhe më lejoni ta mbyll. Kemi shumë beteja për të fituar, por beteja e parë që duhet të fitojmë është beteja shëndetësore.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.