.

vije ndarëse

Postuar më: 25/06/2024

Fjala në Kuvend e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu për Pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”

Unë jam këtu për t’iu përgjigjur shqetësimeve që ju ngrini, por uroj dhe shpresoj që shëndeti riprodhues dhe seksual i grave dhe vajzave shqiptare të mos bëhet pjesë e luftës politike, por të vlerësohet me vëmendjen dhe respektin e merituar nga të gjithë ne.

E them këtë sepse mënyra tendencioze e formulimit të shumë prej pyetjeve tuaja duke se nuk synon  të nxjerrë të vërtetën, por përpiqet vetëm të krijojë një debat shterpë të ngritura mbi informacione të pavërteta.

Duke i qëndruar temës së kësaj interpelance, dua të nënvizoj se përgjatë gjithë këtyre viteve shëndeti dhe përkujdesja për gruan ka qenë dhe mbetet në qendër të  politikave dhe reformave të kësaj qeveria dhe MSHMS.

Çdo vit nga buxheti i shtetit janë financuar programe që mbështesin planifikimin familjar apo që rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e mirëqenies riprodhuese.

Në sektorin shëndetësor e udhëhequr nga vizioni shëndetësia universale, Shqipëria mbështet fuqimisht gruan dhe shëndetin e saj riprodhues dhe këtë e bëjmë në një masë të madhe falas kudo.

Sa i përket shëndetit riprodhues , këtë e  bëjmë në një masë të madhe duke patur në interes keni miratuar një interpelancë për Ligjin e Shëndetin riprodhues, kini respektin të dëgjoni deri në fund se kjo e bërtitur nuk tregon se keni as forcë argumenti, mund të lini të zhvillohet seanca ashtu siç duhet.

Sa i përket shëndetit riprodhues, Shqipëria bën pjesë në listën e atyre vendeve të zhvilluara ku të gjitha lindjet ndodhin në qendra të specializuara mjekësore e 90% të rasteve në praninë e mjekut obsteter.

Shërbimi onkologjik-obstetrisë sigurohet në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake. Kujdesi për shëndetin riprodhues është pjesë e paketës së mjekut të familjes. Në këtë kuadër ai ndjek planifikimin familjar me anën e këshillimit për metodat modern të këtij planifikimi për shëndetin e gruas që hap debat gjatë shtatzanisë me ofrimin e tyre pranë qendrave shëndetësore. Të gjithë metodat moderne kontraceptive ofrohen falas nga shteti. Pranë spitaleve universitare gjinekologjike janë ngritur qendrat e gruas ku ofrohen shërbimi ambulator i nivelit terciar.

Për të përmirësuar më tej kushtet, qeveria Shqiptare ka investuar për të ndërtuara maternitete të reja në Vlorë, Lezhë, Korçë, Berat, Sarandë si dhe për të rikonstruktuar dy spitale universitare obstetrike-gjinekologjike në Tiranë.

Pjesë e këtyre investimeve është edhe qendra model e shtatzanisë së asistuar ngritur në Spitalin “KoçoGlozheni” në Tiranë dhe që ofron mbështetje për të gjitha ato gra të reja që kanë nevojë për këtoshërbime.

Gjithashtu me rëndësi të përmendet janë dhe programet e depistimit dhe parandalimit të kancerit të qafës së mitrës që janë dy programe kombëtare shumë të suksesshme nga të cilat çdo ditë përfitojnë gratë dhe vajzat.

Në fushën e mbrojtjes sociale programet më në qendër gruan janë në gjithashtu të shumta. Përmes dhjetra mekanizmave apo programeve të ndryshme, shteti shqiptar ofron mbështetje për nënat dhe gratë në kushtet dhe vështirësi ekonomike, papunësi, nëna me shumë fëmijë kryefamiljare, gra dhe të ve, viktima të dhunës, nënat e pastreha, ato që kanë fëmijë me aftësi ndryshe.

Për të përmirësuar vazhdimisht dhe hap pas hapi politikat dhe masat e marra rreth gruas, në MSHMS është ngritur Komiteti Kombëtar i Shëndetit Riprodhues, si një organ këshillimor për problemet e kësaj fushe.

Ndërsa politikat tona orientohen nga Plani i Veprimit pjesë e planit për shëndetin riprodhues 2022-2030, ne kemi gjithashtu një ligj për shëndetin seksual e atë riprodhues i cili në disa pjesë të tij mbetet i pandryshuar që prej aprovimit 30 vjet më parë.

Një ndër problematikat kryesore të evidentuara nga ky Komitet ishte kuadri ynë ligjor, që përsa i përket shëndetit riprodhues dhe atij seksual, në pjesë të mëdha është i vjetëruar dhe daton 20-30 vite përpara.

Për këtë në MSHMS është ngritur një grup pune me ekspertë I cili për dy vite radhazi ka bërë një punë jashtëzakonisht voluminoze, duke analizuar gjithashtu praktikat më të mira të legjislacioneve më të avancuara në Europë dhe në botë në këtë fushë.

Në vijim të punës së këtij grupi është prodhuar dokumenti I cili u hodh në konsultim publik në të cilin janë konsideruar disa ndryshime me qëllim:

– Përcaktimi i rregullave të qarta sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe mbikqyrjen e veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues.

– Garantimi i të drejtave riprodhuese të të gjitha grave dhe vajzave, edhe ato të cilat për arsye shëndetësore kanë nevojë për teknika të riprodhimit të asistuar apo teknika të tjera të avancuara.

– Rritja e aksesit për këto shërbime, me një fokus të dedikuar sidomos tek të rinjtë dhe të rejat.

– Forcimi i mëtejshëm i rolit të Komitetit Kombëtar të Shëndetit Riprodhues, si një organ kolegjial, me karakter të përhershëm konsultativ.

Gjithashtu, është propozuar që ky Komitet të jetë një mekanizëm që të nxisë një platformë të gjerë dhe të përhershme dialogu.

Dua të theksoj gjithashtu se ndryshimet e propozuara, synojnë të krijojnë kushtet për zgjerimin efikas të teknikave të nevojshme të riprodhimit të asistuar mjekësor, trajtimin e infertilitetit, etj si këto.

Për forcimin e një kuadri ligjor, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, për ruajtjen e gametave dhe embrioneve, është propozuar krijimi i një Regjistri Kombëtar të Dhuruesve të riprodhimit të asistuar, i cili në përputhje me praktikat më të mira sot në botë synon të shndërrohet databazë kombëtare të të ruajtjes së të dhënave të dhuruesve dhe përfituesve të teknikave të riprodhimit të asistuar.

Për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore të ngritur në këtë Interpelancë, ajo që lidhet me surrogacinë, dua të theksoj se është konsideruar vetëm dhe ekskluzivisht surrogacia për arsye shëndetësore.

Në asnjë moment, në asnjë dokument, në asnjë vlerësim të ekspertëve të MSHMS nuk ka patur një hap apo një rekomandim në drejtim të surrogacisëme natyrë komerciale, por vetëm natyra altruiste për qëllime të përcaktuara shëndetësore.

E thënë ndryshe, si një opsion i fundit vetëm e vetëm për ato gra dhe nëna që për arsye të provuar shëndetësore, nuk kanë mundësi fizike të lindin një fëmijë.

Shpreh keqardhjen time që në pyetjet e dërguara për Interpelancë, ju i jeni referuar disa herë termit “uterus me qera”.

I nderuar deputet, e keni kërkuar këtë interpelancë në emër të nënave dhe vajzave shqiptare.

Por, terminologjia që ju përdorni është fyese është denigruese. Dhe duke qëndruar tek e vërteta nëse Kuvendi do të mbështesë në të ardhmen lejimin e surrogacisë për arsye shëndetësore kjo në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk do të cenojë dinjitetin apo të drejtat e gruas.

Përkundrazi, përforcon një prej të drejtave të njeriut që është ajo për të patur fëmijë dhe për të planifikuar familjen. Një lejim i tillë nuk do të ndodhë  në asnjërast dhe në asnjë moment përveçse për arsye shëndetësore.

Përfshirë mijëra vajza gra që i janë nënshtruar sot ndërhyrjeve për arsye shëndetësore dhe që për një shkak nuk kanë mundur dot të kenë një fëmijë, kjo është një alternativë tjetër një mundësi tjetër, një mundësi ndryshe.

Padyshim që paketat ligjore, ligji vet dhe aktet nënligjore do të garantojnë të gjithë hapat dhe të gjithë procedurat për të siguruar shmangien e abuzimeve apo problemet etike morale, apo shëndetësore në trajtimin e këtyre çështjeve.

Keni sjellë një mori shembujsh nga vendet partnere, shembuj të cilat i interesojnë padiskutim narrativëssuaj politike.

Por nga ana jonë, grupet tona të punës të cilët i kanë analizuar me kujdes situatën legjislative dhe praktiket në shumë vende të zhvilluara, nga ato që e lejojnë plotësisht, deri tek ato që e ndalojnë plotësisht. Dhe dua të theksoj që nuk është as përgjegjësia jonë, as tagri jonë për të gjykuar apo për të analizuar vendet e tjera pse e lejojnë atje, pse ndalohet atje.

Dua ta theksoj se objektivi ynë primar është rritja e aksesit të barabartë në shërbimin riprodhues në përputhje me nevojat e popullatës.

Sa i përket pyetjeve që ju ngrini mbi një temë tjetër me shumë ndasi, si ajo e abortit, nuk ka asnjë të dhënë që ka një rritje të numrit të tyre.

Madje, sipas INSTAT, shifrat janë konstante, për të mos thënë që në disa tregues vërehet një rënie e lehtë.

E vërteta është se pas vendimit të ndërprerjes së një shtatzanie ka shumë arsye, të cilat janë personale dhe nuk është e drejtë të gjykohen në forume publike si ky.

Roli ynë si politikbërës, si ligjvënës  është të gjejmë një balancë sa më të mirë për të gjithë, nënën, fëmijët, familjen dhe shoqërinë.

Padiskutim jemi të vendosur të luftojmë me forcë fenomene të shëmtuara si ajo e abortit selektiv që është në fakt një vepër penale dhe një akt shumë ishëmtuar dhe që në draftin e përgatitur është parashikuar qartë ndalimi i tij.

Por në lidhje me pyetjen tuaj për abortin dua të theksoj se MSHMS mbështet interesin e përgjithshëm publik, kërkon rritjen e aksesit të shëndetit seksual dhe riprodhues për gratë dhe vajzat Shqiptare.

Përcaktimi për mënyrën sesi lejohet, kohën brenda të cilës lejohet, ndëshkimet për abuzuesit dhe të tjera si këto janë gjithashtu të parashikuara qartë.

Diçka tjetër që vlen të theksohet është se ne sot kemi një ligj në fuqi që e konsideron të ligjshme ndërprerjen e shtatzanisë në Republikën e Shqipërisë, Brenda periudhës dhe me kushte të caktuara në ligj. Një ligjj që siç e thash në fillim është një ligj ivjetëruar.

Në fund, dua t’iu siguroj, se zgjerimi i mëtejshëm i mbulimit universal sa i përket shëndetit riprodhues dhe atij seksual është një përparësi absolute e MSHMS.

Qendrat e Mjekësisë Familjare, modeli më i ri i qendrës shëndetësore do të ofrojë gjithashtu  shërbimet e nevojshme në një godinë të vetme dhe është gjithashtu një hap më tej për të forcuar akoma më shumë kujdesin ndaj nënës, kujdesin ndaj fëmijës, mirërritjen e fëmijës me çështje si ushqyeshmëria dhe gjithë ato element që garantojnë shëndet dhe mirëqenie për familjen.

Modeli siç thash është i rëndësishëm, do të forcojë akoma më shumë rolin e mjekut të familjes në drejtim të dhënies së shërbimit për gruan, metodat e planifikimit familjar ndjekjen e shtatzanisë, edukimin seksual për të rinj dhe adoleshentët si dhe kujdesin për mirërritjen e fëmijës.

Jemi në prag të aplikimit të dy qendrave të para pilot, do ta shtrijmë edhe në 10 qendra të tjera të Tiranës, për të garantuar më pas shtrirjen e këtij modeli të mjekësisë familjare në të gjithë qendrat tona shëndetësore.

Sa i përket draft ligjit ne kemi zhvilluar 5 tryeza konsultuese me mbi 120 pjesëmarrës nga shoqatat, organizatat e shoqërisë civile, mjekë obstetër-gjinekologët e institucioneve publike dhe private si dhe organizatat partnere që kanë në fokus çështjet e shëndetit dhe të familjes si dhe çështjet e shëndetit riprodhues të tilla si OBSH, UNDP, etj.

Kemi marrë rekomandime mjaft të vlefshme kemi përmirësuar draftin ekzistues dhe në vijim drafti do të ndjekim rrugën që duhet për t’u paraqitur në Kuvend.

Ne besojmë se edhe për shkak të këtij kompleksitetidhe ndjeshmërie që ka kjo çështje, bashkëpunimi padiskutim që mbetet thelbësore.

Për këtë arsye uroj fort që diskutimi sot për shëndetin seksual dhe riprodhues të popullatës të kalojë ndasitë politike dhe të udhëhiqet vetëm nga dëshira dhe nevoja për të garantuar standard më të larta për qytetarët.

Në këtë drejtim kontributi i gjithësecilit prej nesh është i domosdoshëm dhe i mirëpritur.