Shqipëria nisi në datë 11 Janar 2021 fushatën e vaksinimit antiCOVID “Shqipëria Buzëqesh”. Qendra e parë e vaksinimit antiCOVID u hap në Tiranë, në Stadiumin ‘Air Albania’ dhe me pas u hapën në mënyrë kapilare në të gjithë vendin, qendrat e vaksinimit të përqëndruar.
Sipas planit kombëtar të vaksinimit, të parët që janë vaksinuar ishin ekipet mjekësore dhe të moshuarit në institucionet e kujdesit afatgjatë, ndërsa është vijuar me grupet e tjera të riskut, sipas fazave të Planit Kombetar të Vaksinimit ndaj COVID19.
Aktualisht vaksinimi anticovid është i hapur për çdo qytetar +18 vjeç.
Në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 1,929,172 vaksina antiCovid. Për të rritur sasinë e vaksinave antiCOVID, qeveria shqiptare po vijon negociatat pa u ndalur, për përmbushjen e planit ambicioz dhe vaksinimin e të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm.
Vendi ynë zotëron kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat që do të vijnë në Shqipëri.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.