.

vije ndarëse

Postuar më: 09/10/2024

Kanceri i gjirit, Ne mund te kujdesemi per veten dhe te zvogëlojmë rrezikun tonë!

Kanceri i gjirit, Ne mund te kujdesemi per veten dhe te zvogëlojmë rrezikun tonë!

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.
Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të gjithë trupin.
Njihuni me rrezikun
Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë :
• Mosha mbi 50 vjeç;
• Pasja e një kanceri gjiri më pare;
• Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauses;
• Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2;
• Histori familjare me kancer të ovarit ;
• Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më tëmadhe se 30 vjeç;
• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç;
• Menopauzë pas moshës 50 vjeç;
• Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite;
• Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram);
• Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike);
• Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin;
• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
• Përdorimi i alkoolit;
• Duhanpirja;
• Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku;
• Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore;
• Moskryerja e aktivitetit fizik.

POR, KUJDES! Rreth 70% e rasteve të Kancerit të Gjirit ndodh tek gra, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!

Kush zhvillon kancer gjiri

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.
Por ka një shpresë……se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.
Si mund të zbulohet kanceri i gjirit
Nese ju jeni nje nga keto gra me risk të lartë për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:
• Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet;
• Vlerësim të riskut gjenetik ;
• Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.

Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese

Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar. Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues, ndonjëhere mund të diagnostikohet kanceri kur nuk është, ose nuk arrin të diagnostikohet kur ka kancer.

Megjithatë testet depistuese shpëtojne me mijëra jetë.
Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

1. Mamografia
Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, të cilat e shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo mund të jetë diçka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. Edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.

2. Ekzaminimi klinik i gjirit
Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
• Çfarë duhet të kuptojmë me njohjen mbi gjirin?

Një pjesë e rëndësishme e kujdesit për trupin tuaj është njohja e gjinjve tuaj dhe mënyra se si ata ndryshojnë gjatë gjithë jetës.
• Njihni gjirin tuaj

Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për të pasur gjinj të shëndetshëm, duhet të fillojmë me njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme për të kuptuar se çfarë është normale tek gjiri juaj. Kjo arrihet vetëm duke bërë një kontroll të rregullt.
Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre, vetëm dukë parë dhe ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre.
Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se sa vetë gjiri. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe përgjatë kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.
• Gjiri duhet kontrolluar vazhdimisht

Kontrollo, Prek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave.
Njihni indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjirin tuaj dhe çfarë është normale për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni mënyrën që të mësoheni me gjinjtë, dhe të zgjidhni mënyrën më të rehatshme për ju.
Është normale që gjinjtë tuaj t’i ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Prandaj, për të kuptuar se çfarë është nomale për ju, do t`ju ndihmojë të njihni dhe të dini se çfarë t’i raportoni mjekut.
Shumë kokrra që mund të prekni nuk janë kancer gjiri.
Prandaj, flisni dhe tregojini mjekut nëse vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:
• Gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
• Ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
• Ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj. si gropëza ose tërheqje;
• Skuqje, enjtje në gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
• Futje brenda të thumbit së gjirit;
• Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit;
• Kore ose luspa në thithën e gjirit;
• Puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
• Dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj, apo nën sqetull.
Pritja për rezultatet e ekzaminimeve nuk është e lehtë. Nëse ju raportoni një ndryshim mjekut tuaj, ose mamograma që ju keni bërë tregon diçka që nuk është normale, atëherë do t’ju duhet të bëni disa ekzaminime të tjera për të parë nëse është kancer apo jo.
Njohuri të rëndësishme për gjirin tuaj:
• Kuptoni se çfarë është normale për ju;
• Kuptoni se çfarë ndryshimesh duhet të kërkoni dhe të prekni;
• Shiko, Prek dhe Kontrollo;
• Shkoni te mjeku për çfarëdolloj ndryshimi pa vonesë;
• Bëni kontrollin e gjirit, sidomos nëse jeni në moshën 50 vjeç e sipër.

• Zvogëloni rrezikun tuaj
Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancerin e gjirit, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re, por ajo çka ju mund të bëni lehtësisht, është ndryshimi i disa faktorëve, si pesha juaj apo dieta e asaj çfarë konsumoni.

Për zvogëlimin e rrezikut tuaj…
• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve ;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj;
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet e gjirit që ofrohen në qytetin ku ju banoni. Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për çdo informacion që ju kërkoni të dini.

• Depistimi i kancerit të gjirit
Rekomandime mbi grup moshat, teknikat dhe shpeshtesine e depistimit
Gratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri.

Atyre ju rekomandohet:

Nëse janë 20-40 vjeç
• Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo tre vjet
• Vetëkontontroll mujor të gjirit

Nëse janë 40-50 vjeç
• Mamografi ne konsultim me mjekun e familjes dhe ne varesi te nivelit te riskut
• Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
• Vetëkontontroll mujor të gjirit

Nëse janë 50-60 vjeç.
• Mamografi çdo 2 vjet
• Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
• Vetëkontontroll mujor të gjirit
Nese jane 60-75 vjec
• Mamografi ne konsultim me mjekun e familjes dhe ne varesi te nivelit te riskut
• Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
• Vetëkontontroll mujor të gjirit

Gratë që kanë disa faktorë rreziku, si histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, moslindje ose lindja e fëmijës mbi 30 vjeç, obezitet, ind te ngjeshur te gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik kanë një rrezik më të larte se mesatarja për të zhvilluar kancer gjiri.
Atyre ju rekomandohet:

• Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit
• Konsultë me specialistin e gjirit
• Mamografi (dhe ekografi nese eshte e nevojshme) çdo vit nga 40 vjeç
• Vetëkontontroll mujor i gjirit
Nëse grate kanë faktorë gjenetike, janë bartës të difektit BRCA1 apo BRCA 2, kancer gjiri tek një familjar mashkull, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë ju rekomandohet:
• Ekzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj
• Mamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga 25 vjeç
• Konsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik

Tabela e vlerësimit të riskut dhe rekomandimet për depistim

 

Risku relativ (RR) Depistimi i rekomanduar
I – Risk mesatar (RR=1) Rekomandimi
 

Gra pa asnje nga faktoret risk te meposhtem

 

  • Ekzaminim klinik i gjirit cdo tre vjet per grate 20-40 vjec dhe cdo vit per ato mbi 40 vjec
  • Mamografi cdo dy vjet duke filluar nga mosha 50 vjec
 II – Risk pak i rritur (RR 1.1 – 3) Rekomandimi
 

1. Historia klinike

  • Lezione joproliferative
  • Lezione proliferative pa atipi

 

2. Faktore te lidhur me riprodhimin

  • Menarka para 12 vjec
  • Menopauza pas 55 vjec
  • Terapi zevendesuese me hormone te kombinuar (shih me siper) per te pakten 2 deri 5 vjet (perdorim i tanishem ose recent)
  • Nulipare ose lindja e pare mbi 30 vjec

 

3. Historia familjare

  • Nje i aferm i rendit te pare (nene, moter, vajze) me kancer gjiri (pas moshes 50 vjec).

 

4. Faktore te tjere risk

  • Dy deri ne pese pije alkoolike ne dite
  • Obezitet sidomos pas menopauzes
 

  • Ekzaminim klinik i gjirit si me siper
  • Konsidero fillimin e mamografise qe ne moshen 40 vjec dhe perseritje cdo vit
 III – Rritje e forte e riskut relativ (RR i barabarte ose mbi 3) Rekomandimi
 

1.Historia klinike

  • Histori personale kanceri gjiri (invaziv ose DCIS)
  • Lobular Karcinoma in situ (LCIS)
  • Hiperplazi atipike lobulare apo duktale (ADH ose ALH)
 

  • Ekzaminim klinik i gjirit cdo vit
  • Mamografi cdo vit pas diagnozes
2. Faktore te tjere klinike

  • Rrezatim terapeutik i gjoksit para moshes 30 vjec (per semundje Hodgkin etj)
  • Densitet i larte i gjirit (mbi 70%) i pare ne mamogram
  • Ekzaminim klinik i gjirit cdo vit
  • Mamografi cdo vit (ne asnje rast jo para moshes 25)
  • Konsulte me specialistin e gjirit
3. Histori familjare

  • Familjar me kancer gjiri nen moshen 50 vjec
  • Dy ose me shume familjare te se njejtes dege me kancer gjiri
  • Ekzaminim klinik te gjirit te pakten cdo vit
  • Mamografi cdo vit duke filluar qe 40 vjec ose 5 deri 10 vjet me pare se fillimi i kancerit tek familiaret (ner asnje rast jo para moshes 25)
  • Konsulte me specialistin e gjirit
4. Faktore gjenetike

  • Bartes i njohur ose familjar i rendit te pare me nje bartes te difektit BRCA1 apo BRCA 2

Tregues te tjere per vleresim gjenetik te riskut te kancerit

  • Histori personale e kancerit te gjirit nen moshen 45 OSE kancer gjiri ne nje apo me shume familiare nen moshen 45 vjec
  • Histori personale e kancerit te vezoreve ose kancerit primar peritoneal OSE kancer vezoresh apo kancer primar peritoneal ne familjare te ngushte
  • Kancer gjiri tek nje familjar mashkull
  • Kancer gjiri ne dy ose me shume familjare te dy diagnostikuar para moshes 50 vjec
  • Kancer gjiri ne tre ose me shume familjare te cdo moshe
  • Kancer gjiri dhe kancer vezoresh ne te njejtin familjar ose ne dy ose me shume familjare te ngushte
  • Hasje e kancerit te gjirit se bashku me kancerin e tiroideve kancerin endometrial, kancerin e kockave, sarkomen, karcinomen adrenokortikale, kancerin e trurit, kancerin e stomakut, leucemia akute me fillim te hershem, te gjitha ne te njejten dege familjare
  • Ekzaminim klinik te gjirit cdo gjashte muaj
  • Mamografi dhe/ose rezonance magnetike cdo vit nga 25 vjec
  • Konsulte me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik

 

Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kancerit të gjirit dhe se çfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje.

Ndajeni informacionin me vajza dhe gra të tjera.

Për më tepër informacion, konsultoni portalin online të Institutit të Shëndetit Publik: www.ishp.gov.al .
Gjithashtu mund të shkarkoni materialet:

Pyetje_rreth_kancerit

Tabela_e_vleresimit_te_riskut_dhe_rekomandimet_per_depistim

Te_jetosh_me_kancer_te_gjirit