.

vije ndarëse

Postuar më: 25/03/2024

Koçiu: Alma Cani drejtoresha e re e QSUNT-së

Nga dita e sotme, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të drejtohet nga prof. Alma Cani, e cila deri tani mbante pozicionin e nëndrejtoreshës në Spitalin Rajonal “Shefqet Ndroqi”.

Në takimin prezantues me stafin drejtues të QSUNT, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu u shpreh besimplotë që drejtimi i QSUNT nga doktoreshë Cani do të sjellë energji të reja në vijimin e transformimit të kësaj qendre spitalore drejt objektivit të Autonomisë Spitalore.

Gjithashtu Koçiu falënderoi prof. Albana Ficon, e cila prej dy vitesh drejtoi me shumë përkushtim qendrën më të madhe spitalore në vend mes sfidave dhe arritjeve.

“Nga dita e sotme, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të drejtohet nga Prof. Alma Cani, e cila deri më tani mbante pozicionin e nëndrejtoreshës në Spitalin Rajonal “Shefqet Ndroqi”. Jam besimplotë që drejtimi i QSUNT nga doktoreshë Cani do të sjellë energji të reja në vijimin e transformimit të kësaj qendre spitalore drejt objektivit tonë të Autonomisë Spitalore. E falendërova Prof. Albana Ficon e cila prej dy vitesh e ka drejtuar me shumë përkushtim qendrën më të madhe spitalore në vend mes sfidave dhe arritjeve”, është shprehur Koçiu.