Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 11/04/2024

Koçiu: Drejt përfundimit, rehabilitimi i pediatrisë së specialiteteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu n ka bërë me dije se është drejt përfundimit rikonstruksioni i pediatrisë së specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Rikonstruksioni i pediatrisë së specialiteteve në QSUNT është investim i rëndësishëm brenda korpusit spitalor që rrit cilësinë e shërbimit për fëmijët”, tha Koçiu.

Ministrja thekson se “rehabilitimi tërësor i kësaj godine, e cila përmbyll edhe investimin transformues për Spitalin Pediatrik, mundëson rritjen e shërbimeve të specializuara për të vegjlit, kapacitetin e numrit të shtretërve si dhe dhomat e konsultave në shërbim të pacientëve”.

Koçiu shprehu angazhimin për ofrimin e kushteve bashkëkohore, ambienteve moderne si dhe standardeve më të mira për shëndetin e fëmijëve.

Rehabilitimi tërësor i godinës mundëson përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj.

Me përfundimin e punimeve kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUNT.