Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 12/02/2024

Koçiu: Mjekja interniste, Jonilda Shukuli në shërbim të qytetarëve të Kuçovës

Mjekja interniste Jonilda Shukuli prej më shumë se një viti e gjysmë po ofron shërbimin e saj në spitalin rajonal të Kuçovës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot historinë e mjekes e cila kryen mesatarisht 15 konsulta në ditë.

“Gjatë vizitës në Spitalin e Kuçovës u njoha me Jonildën, mjeken interniste e cila prej një viti e gjysëm i është bashkuar stafit të këtij spitali. Jonilda, e cila është në shërbim të qytetarëve kryen mesatarisht 15 konsulta në ditë”, shprehet ministrja Koçiu.

Vet mjekja Shukuli tregon se ishte mirëpritur nga stafi i këtij spitali dhe vlerësuar nga komuniteti të cilit i shërbente.

“Këtu trajtojmë përgjithësisht pacientët kronikë kryesisht me pluripatologji, pacientët kardiakë dhe pacientët kardio-kronologjikë. Jam mirëpritur shumë mirë në këtë spital. Besoj se pjesa e komunitetit është i kënaqur me punën time”, shprehet mjekja Shukuli.