.

vije ndarëse

Postuar më: 14/01/2024

Koçiu në Spitalin e Shkodrës: Çdo gjë e kthyer në normalitet, pacientët e qytetarët po marrin shërbimet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci, pa nga afër ambientin që mbrëmë u përfshi nga zjarri në një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë.
Koçiu bëri të ditur se zjarri u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen.
“Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme, u shpreh ministrja.
Ajo falënderoi personelin mjekësor dhe forcat zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor.