Mjeku imazherist Anton Grykaj prej 23 vitesh ushtron profesionin e tij në Spitalin e Kurbinit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot historinë e doktor Antonit, i cili tregon përvojën e tij në këtë spital.
“Gjatë vizitës në Spitalin e Kurbinit u takova me Antonin, mjekun i cili ka 23 vite në këtë spital në shërbim të qytetarëve. Gjatë bisedës doktor Antoni më tregoi të gjithë procesin e tij të punës si imazherist, punë e cila sot është bërë më e thjeshtë falë pajisjeve të teknologjisë së fundit të investuara nga qeveria shqiptare dhe MSHMS. Faleminderit Anton për punën e palodhur”, u shpreh ministrja Koçiu.
Pas rritjes me 50 mijë lekë të pagës për mjekët specialistë në vitin 2023, Qeveria do të rrisë këtë vit pagat për mjekët e përgjithshëm me 20 mijë lekë dhe infermierët dhe teknikët e laboratorit me 15 mijë lekë. Janë mbi 18 mijë mjekë dhe infermierë që do të përfitojnë rritje page.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.