Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaron se në çdo qendër shëndetësore në të gjithë vendin, vijon vaksinimi falas ndaj gripit.
Koçiu theksoi se “rreth 76% e grupeve të riskuara janë vaksinuar deri tani dhe paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore”.
Ministrja Koçiu i bëri apel qytetarëve të drejtohen tek mjeku i familjes dhe të bëjnë vaksinën ndaj gripit dhe COVID-19.
Në muajin tetor të 2023-it, u shpërndanë 260 mijë doza vaksine kundër gripit në gjithë Shqipërinë.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.