Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 25/01/2024

Koçiu: Vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehet se, Programi Kombëtar i Vaksinimit ka si qëllim të arrijë nivele të larta mbulimi me vaksina të sigurta dhe efektive në të gjithë vendin.

Koçiu theksoi se, ka nisur dhe po vijon shpërndarja e vaksinave ndaj HPV në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses fushatën e vaksinimit shtesë për vajzat e moshës 14 -20 vjeç ndaj HPV.

“Deri më tani Programi Kombëtar i Vaksinimit ka shpërndarë 4000 doza vaksinë ndaj HPV për këtë grup-moshë”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.