Font Resize
Contrast

vije ndarese

 

 

Vitet e fundit, Shqipëria ka realizuar një sërë reformash në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke synuar arritjen e Mbulimit Universal Shëndetësor. Këto reforma kanë përfshirë ngritjen dhe bashkimin e institucioneve shëndetësore në nivel lokal dhe rajonal, si dhe ngritjen e institucioneve të reja në nivel kombëtar.

Gjatë këtyre viteve, shumë nga objektivat e përcaktuara në programin politik të qeverisë shqiptare dhe Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016 – 2020 dhe 2021 – 2030 janë arritur nëpërmjet (i) rritjes së financimit publik për shëndetësinë; (ii) përmirësimit të shërbimeve të kujdesit parësor; (iii) hartimit dhe zbatimit të programeve të parandalimit të sëmundjeve jo të transmetueshme; (iv) rritjes së e aksesit në trajtimin inovativ me barna dhe shërbimeve klinike; (v) zgjerimit të sistemeve të informacionit shëndetësor dhe inovacionit (vi) ofrimit të shërbimeve më të aksesueshme dhe cilësore për qytetarët shqiptarë.

Në vitet e fundit, për të përmirësuar aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor, përpjekje dhe arritje janë realizuar në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, duke filluar nga parandalimi deri te diagnostikimi dhe trajtimi.

Përveç kësaj, për adresimin e sfidave dhe mësimeve të nxjerra nga pandemia Covid-19 në lidhje me shëndetin mendor dhe ndikimin e Sëmundjeve jo të Transmetueshme në shëndetin e popullatës, për Ministrinë Shqiptare të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, integrimi i kujdesit parësor me shërbimet sociale është thelbësor për të siguruar kujdes të vazhdueshëm gjatë gjithë ciklit të jetës dhe në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Efekti i reformës transformuese në shërbimin shëndetësor të ndërmarrë vitet e fundit dhe rritja e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor ka sjellë rezultate dhe tregues të dukshëm e konkret shëndetësor.

 

 

 

Qëllimi

 

Ky Kongres synon të bashkojë politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë kryesorë për të shkëmbyer përvoja dhe për t’u angazhuar në dialog mbi sfidat e sistemit shëndetësor në Shqipëri me qëllim rritjen e përkujdesit, cilësisë dhe inovacionit në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Kongresi synon të trajtojë një sërë çështjesh dhe tematikash duke nisur nga çfarë e bën një sistem shëndetësor të adaptueshëm dhe të qëndrueshëm ndaj rreziqeve të së ardhmes dhe emergjencave të shëndetit publik; përshkallëzimit të modeleve inovative në kujdes parësor; integrimit të shërbimeve sociale dhe shëndetësore në kujdes parësor; mjekësisë së familjes në zemër të kujdesit shëndetësor; transformimit të shëndetësisë falë platformave dhe sistemeve digjitale; riformësimit të sistemeve shëndetësore në përputhje me ndryshimet demografike; luftës ndaj dizinformacionit dhe lajmeve të rreme në sektorin e shëndetësisë; zhvendosjes së fokusit drejt shëndetit mendor; rritjes së mbulimit universal shëndetësor; identifikimit të politikave efektive dhe planifikimit në kohë të përgjigjeve ndaj sfidave të burimeve njerëzore të kujdesit shëndetësor; dhe aksesit në terapi inovative.

 

 Objektivat

 

Zhvillimi i një ambjenti ndërveprues dhe tërheqës për të gjithë aktorët kryesorë për të diskutuar temat themelore shëndetësore, arritjet në sektorin shëndetësor, si dhe sfidat që paraqet e ardhmja

Mobilizim dhe përkushtim për kujdes më të mirë, cilësi dhe mbulim shëndetësor universal në nivel rajonal dhe kombëtar

Forcimi i shkëmbimeve, stimulimi i zgjidhjeve inovative për sfidat shëndetësore, nxitja e shëndetit global, si një çështje kyçe politike dhe promovimi i debatit global për shëndetin në vend

Vendosja e nevojave gjithëpërfshirëse të njerëzve dhe komuniteteve në qendër të sistemeve shëndetësore dhe fuqizimi i rolit aktiv të pacientit në shëndetin e tyre

 

 

 

 

Sesionet e Kongresit:

 

Financimi i shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor duke rritur qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë

Drejt Mbulimit Universal Shëndetësor: Modeli i kujdesit me qytetarin në qendër

Përgatitja e sistemeve të kujdesit shëndetësor për rreziqet e ardhshme dhe emergjencat e shëndetit publik

Qasja shumë dimensionale në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social në përgjigje të ndryshimeve dinamike demografike

Kujdesi shëndetësor parësor proaktiv dhe afatgjatë si themeli i parandalimit dhe adresimit të nevojave shëndetësore

Adresimi i sfidave dhe nevojave të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve

Hartimi i politikave dhe strategjive për të trajtuar efektet e mobilitetit të personelit shëndetësor

Drejt përshtatjes së duhur dhe të qëndrueshme të zgjidhjeve digjitale në shëndetësi

Modernizimi i kujdesit spitalor

Farmaceutika: Siguria e barnave, sigurimi i cilësisë dhe rritja e aksesit dhe përballueshmërisë ndaj terapive inovative

 

 

 

Agjenda e Kongresit (e klikueshme qe te dali agjenda)