Intervista, Beqaj: Krijojmë një marrëdhënie të rëndësishme të qytetarit me kujdesin e tij shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, duke rrëzuar akuzat e opozitës thotë se autoritetet garantojnë çdo qytetar për cilësinë e çdo bari që hyn në tregun shqiptar, dhe se ndryshimet e fundit ligjore nuk kanë cënuar cilësinë e barnave.
Beqaj gjatë intervistës (9/11/2015) me gazetarin Ilir Babaramo, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Report TV, u shpreh gjithashtu se projekti i Qeverisë për kontrollin mjekësor bazë për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në 65 vjeç do t’i heqë vendit një barrë të madhe që vjen nga kurimi i sëmundjeve në një fazë të vonuar.
INTERVISTA
Do të doja ta nisnim bisedën nga tema më e debatuar. Jeni vënë në qendër të sulmeve të Opozitës, opinionit publik gjithashtu, për tenderin e hemodializës. 80 milionë euro e jepni me koncension te privati për 10 vjet. Përse nuk mund ta bënte shteti këtë?
Së pari, duhet të shpjegojmë se shërbimi i hemodializës është një shërbim jetik për ata pacientë që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave dhe kanë nevojë që këtë shërbim ta marrin 3 herë në javë, 150 seanca në vit. Vitet e fundit, numri i këtyre të sëmurëve është shtuar ndjeshëm në Shqipëri, praktikisht prej 4-5vitesh, ka një rritje me 100 pacientë çdo vit.
Së dyti, për të përballuar nevojën e shpejtë të rritjes, si dhe faktin që ky shërbim është jetik, prej disa vitesh që në qeverisjen e mëparshme u krijua partneriteti me sektorin jopublik, në mënyrë që ky shërbim të kryhej nga institucione jopublike.
Sot që flasim, janë rreth 900 pacientë që e marrin në mënyrë të vijueshme, 2/3 i ofrohet nga institucione jo publike. Financohet 100% me para publike, por realizohet në bashkëpunim me privatin.
Kur financohet me para publike, pse nuk e bën sektori publik?
Atëherë, së pari, më lejoni të shpjegoj se shërbimi ka një tarifë 80 euro për çdo seancë. Fondi (FSDKSH – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) është blerësi i vetëm i shërbimit.
Pse nuk e bëjmë dot sot për 900 pacientët?
Sepse, investimi fillestar nuk është i vogël. Mjetet financiare janë relativisht të kushtëzuara, dhe duke qenë se prej disa vitesh ky shërbim, në mënyrë të suksesshme, realizohet prej disa vitesh nga institucionet jopublike, ne gjykuam që këtë shërbim ta ofrojmë sa më pranë vendbanimit të pacientëve.
Thatë që donit që të ishte sa më pranë qytetarit, atëherë spitalet private vetëm në Tiranë janë kryesisht… Po pse atëherë spitalet publike doia vini në dispozicion privatit? Pse nuk e ofron spitali publik?
Spitali publik do shumë para të investojë që në fillim. Nuk e kemi këtë shërbim në Korçë. Udhëton tre herë në javë në Tiranë ose i dërgojmë me autoambulanca në Maqedoni. Atëherë, duam të ngremë një shërbim dialize në Korçë. Nuk kemi para të investojmë njëherësh, dhe atëherë ftojmë sektorin privat të rehabilitojë godinën, të investojë dhe të ofrojë këtë shërbim, dhe në fund të partneritit, e gjithë kjo qendër ngelet publike.
E njëjta gjë në Vlorë, nuk ka. E njëjta gjë në Lezhë, në Shkodër dhe Elbasan. I kemi të gjitha të amortizuara.
U thashë, nga 900 do të arrijmë më 1500.
Si ka mundësi që gjithë këtë operacion të shtrirë në të gjithë territorin, dhe të shtirë në kohë 10 vjet, t’i besohet një firme që të vetmin aktivitet ka një gjelltore në Berat. “Evita” quhet mos të gabohem…
Atëherë, duhet të shpjegoj se ky shërbim po kontraktohet me një bashkim operatorësh, të cilët në momentin që do të lidhin kontratë, do të krijojnë një subjekt të vetëm. Bashkim i këtyre dy operatorëve është “Evita” dhe “American Hospital”, që ne e quajmë Spitali Amerikan.
Së pari, duhet t’u them që Spitali Amerika është ofruesi më i madh i shërbimit të dializës, i kontraktuar nga shteti. Është ofruesi më i madh i të gjithë shërbimit, dhe për më tepër, ofruesi më i madh jopublik. Nga 900 pacientë që kemi, 420 pacientë, sot, e marrin shërbimin te ky spital.
“Evita” është krijuar në pranverë të 2013, dhe është sot e provuar me dokumente dhe e provuar, përfaqësuesi zyrtar i kompanisë japoneze “Nipro”, që prodhon pajisje të hemodializës, prodhon materiale mjekësore të shërbimit të përditshëm të hemodializës, dhe ndërkohë, është përfaqësuese edhe i disa kompanive të mëdha botërore të barnave dhe të materialeve mjekësore.
Ndërkohë, kjo që ju thoni se është gjellëtore, vetëm vitin e kaluar, të ardhurat e deklaruara në organet tatimore i ka rreth 2.4 milionë dollarë. Sepse është një operator aktiv në barna dhe materiale mjekësore.
Ju thoni që ka partneritet me Spitalin Evropian, po ndërkohë a mendoni ka një perceptim të tillë sikur ju keni veshur mantelin e Centaurit, vratë Centaurin dhe pushteti i Centaurit qe manteli. Kur keni qenë në opozitë e keni akuzuar Spitalin Amerikan, herë thoshit që është aksioner ministri i Mbrojtjes i atëhershëm, herë e bija e kryeministrit, klient i Berishës i favorizuar etj., etj. Ndërkohë a mendoni se po veproni në të njëjtën mënyrë?
“American Hospital” është institucion jopublik në Shqipëri, e kemi akredituar ashtu si edhe spitalet e tjera. E kemi të kontraktuar edhe në shërbime të tjera. Ne e kemi thënë në programin tonë që e shohim shëndetësinë jopublike si komplementare.
Sëmundje të zemrës kemi të kontraktuar 5 spitale private. Ajo që kemi thënë, spitalet private nuk duhet të zhvillohen në dëm të atyre publike.
Nuk është ky rasti? Akuzat që bënte Shefi i Opozitës…
Në e gjetëm spitalin e Traumës në gjendje skandaloze.
…dhe thatë që Spitali Amerikan duhet ta kthejë hapësirën që ka uzurpuar. Mirë që nuk po ia merrni, por po i jepni dhe koncesione me vlerë dhjetëra milionë euro.
Atëherë, sot Spital (Universitar) i Traumës ka një ndryshim radikal nga situata ku ne e gjetëm. Ishte lënë në mëshirë të fatit që pacientët të shkonin gjetiu. Tani kur ne flasim, jemi në fazën e vlerësimit për 5 milionë euro pajisje që vitin e ardhshëm do të instalohen në atë spital.
Partneritet privat-publik është që privati ftohet të investojë në spitalet publike dhe ajo kthehet në pronë publike. Për shtrëngesë në vitet e para, për investime ftojmë privatin që të investojë, dhe pastaj, kjo kthehet në pronë të spitaleve publike.
Një akuzë tjetër është ai i famshi Check-Up, Berisha për hir të së vërtetës, është një nga njohësit më të mirë të mjekësisë, thotë se asnjë vendi i BE-së nuk e ofron këtë shërbim dhe pse duhet t’i jepej një privati?
Atëherë, unë nuk dua të komentoj konstatimin tënd se gjendja e shëndetësisë në 2013 pas 8 vjetësh qeverisje të një kryeministri që ju thoni që është mjek nuk përputhet, por, po e lë mënjanë.
Ne kemi në Shqipëri një situatë shëndetësore që vjen edhe nga vlerësim i gjendjes shëndetësore që i zbulojmë sëmundjet në një stad shumë të avancuar. Ka disa arsye, por duke qenë se gjysma e popullsisë në moshë pune është e pasiguruar, nuk ka marrëdhënie të afërta dhe pa pagesë me kujdesin mjekësor parësor pa pagesë, për pasojë, e lënë shëndetin e tyre të shkojë në gjendje të rëndë dhe përfundojnë në gjendjet rëndë dhe me sëmundje akute.
Sëmundjet më të përhapura janë ato kardiovaskulare dhe tumorale, por edhe diabeti, të cilat kanë një peshë të rëndë në sëmundshmëri, dhe për pasojë, në kosto ekonomike dhe sociale e shoqërore.
Ne jemi angazhuar që ta ofrojmë pa pagesë një kontroll shëndetësor bazë nga 40 deri në 65 vjeç. Ky shërbim ofrohet nga institucionet publike.
Që të ofrohet ky shërbim ka nevojë për investim bazë në 450 qendra shëndetësore. Ka nevojë për një logjistikë të përditshme që ai sistem të funksionojë si sahat nga e hëna në të shtunë. Gjithçka që ndodh është në një regjistër të vetëm. Në vlerësimin tonë, institucionet publike ishin të paafata për këtë. Vetëm pjesën logjistike ta ofronte privati.
Së dyti, kostoja 120 milionë euro nuk do të paguhet sot. Është kostoja 10-vjeçare e shërbimit që ky operator do të ofrojë.
Po pse i bëni këto koncensione përtej një mandati, madje duke kaluar dhe tre mandate?
Sepse, studimet e fizibilitetit tregojnë se shlyerja e investimit fillestar kërkon kohë për të shlyer investimin. Në të dy kontratat, ka kusht që ka riinvestim.
120 milionë euro, cili është feedback-u? Sa kushtojnë këto pajisje? Ç’a përvoje kanë se e ka marrë dikush që merret me shitje e duhanit?
Atëherë, këtë e kanë fituar një konsorcium, bashkim kompanish. Një është “M&D” dhe një është “Trimed”.
“Trimed” ka 10 vjet që operon në tregun shqiptar të barnave. “M&D” është e specializuar në logjistikën nacionale me rreth 6 mijë artikuj, sigurisht, që mes tyre shpërndan dhe cigare, por ajo që ka si veti, është një flotë me shumë automjete që është përditë në territorin e të gjithë Shqipërisë.
A ia vlen? Për interesin publik 120 milionë euro…?
Nuk janë dhënë, por do të jepen në 10 vjet. Këtë vit, jemi në nivelin e 6-7 milionë dollarëve për shkallën e pjesëmarrjes. Nuk ka pretenduar njeri që do të vijnë100%. Ne e paguajmë operatorin për çdo person që vjen me 1537 lekë, plus TVSH-në. Me tarifat e privatit, është 82 mijë lekë. Në shtet, është 52 mijë lekë të vjetra për personat e pasiguruar.
Ndërkohë, vijmë tek pyetja a duhet, a ia vlen? Nga analiza e deritanishme që është bërë për sëmundjet e hipertensionit (HTA –Hipertensionit Arterial) dhe diabetit, rezultatet janë shumë pozitive.
Sa veta kanë bërë kontroll?
Jemi në nivelin 31-32 mijë. Besoj se në nëntor, me fluksin që kemi, do të arrijmë në nivelin 35 mijë vetë në muaj.
Të dhënat që po vijnë për hipertensionin dhe diabetin, janë të dhëna interesante për ato çka thonë vetë mjekët. Zbulim sëmundjesh për njerëz që nuk e dinë. Janë rreth 15%me hipertension që nuk e kanë ditur. E njëjta gjë dhe për diabetin që kthehen në të sëmurë kronikë.
Po fillojmë të krijojmë dosjen elektronike të shëndetit.
Po krijojmë një marrëdhënie të rëndësishme të qytetarit me kujdesin e tijshëndetësor. Për herë të parë, po merremi me qytetarin përpara se të bëhet pacient.
Për herë të parë, po shohin mjekun e familjes.
Me ndryshimet për ligjin e barnave, që është sulmuar nga Opozita, thotë se e keni deformuar këtë treg duke i hapur rrugën ilaçeve të falsifikuara, duke u shitur tallazh njerëzve në vend të medikamenteve. Keni hequr kontrollin.
Gënjen Opozita, spekulon. Nuk kemi hequr asgjë.
Në ligjin e mëparshëm, që të mos gabohem, që të hyjnë në territorin shqiptar vetëm ilaçe që qarkullojnë në BE, këtë klauzolë e keni tjetërsuar.
Gjeografia e origjinës së barnave në Shqipëri nga fundi i korrikut ishte BE-ja, vendet fqinje dhe pastaj 5 vende të zhvilluara. Ndërkohë, vendosja e këtij kushti, p.sh., barnat serbe apo boshnjake që të vinin në Shqipëri duhet të ishin regjistruar dhe në një vend të BE-së.
Kjo u vlerësua si barrierë penguese. Barnat që vijnë këtu duhet të jetë të regjistruar dhe të qarkullojnë në Serbi. Pra, e përdorin qytetarët serbë.
Ku është thënë që do të vijnë barna të falsifikuara?
Në të gjithë botën ka falsifikime, por ama, shtetet krijonë instrumente që e kontrollojnë këtë gjë.
Ka ministria e juaj struktura tëmjaftueshme për të kontrolluar këtë treg?
Ka po ato struktura që ka pasur në vite dhe në përpjekje për t’i përmirësuar. Në qoftë se në 9 muajt e parë të vitit 2013, agjencia e barnave në atë kohë, Qendra e Kontrollit (QKKB – Qendra Kombëtare eKontrollit të Barnave), kishte bërë 78 analiza, ne kemi bërë 4.25 herë më shumë në këto muaj. Pra, përpiqemi që të ushtrojmë më shumë kontrolle.
Nuk kemi kapacitet e plota për të bërë ciklin e plotë. Për këtë qëllim, agjencia jonë (AKBPM – Agjencia Kombëtare e Barnave dhePajisjeve Mjekësore) ka lidhur marrëveshje teknike me Kroacinë. Çojmë kampionët për analiza në Kroaci. Ne garantojmë për çdo qytetar cilësinë e çdo bari dhe ndryshimi i ligjit nuk ka cënuar cilësinë e barnave në Shqipëri.
Thuhet se kanë ikur firma prestigjioze?
Jo, është spekulim i Opozitës. “Glaxo” (GSK Albania) nuk ka ikur. Barnat e Glaxo-s vazhdojnë të regjistrohen në Shqipëri.
Sot, kemi një mënyrë më transparente të marrëdhënieve me kompanitë.
Sot, nuk ka asnjë rast për kalimin e afatit për regjistrimin e barnave.
Do doja ta vazhdonim bisedën lidhur me një deklaratë që bëtë pak ditë më parë dhe që shkaktoi panik. Në qoftë se një i sëmurë kardiak pëson një atak në fundjavë, nuk e merr përsipër njeri, sepse në spitale nuk ka shërbim. Çfarë ndodh?
Sigurisht, që ajo që kam thënë para dy javësh në një emision, ka qenë pranimi i një fakti, i cili është prej 2 vitesh e një muaji që jam në detyrë, por dhe prej 25 vitesh. Sigurisht, që fakti që është prej 25 vitesh nuk më bën të justifikohem, por më detyron që të gjej rrugët e zgjidhjes. Urgjenca kardiake është mundësia që nëse ka një dyshim për gjendje të rëndë kardiake në çdo moment të 24 orëve të ditës, për 7 ditë të javës, ne të mund ta ofrojmë këtë shërbim.
Nuk kemi patur mundësi për disa arsye.
Mungesa e pajisjeve mjekësore, mungesë materialesh mjekësore, mungesë funksionimi siç duhet i laboratorëve për atë pjesë të analizave që duhen për të përcaktuar shkallën e kësaj urgjence, si dhe për mungesë personeli mjekësor. Besoj që ajo çka ka kaluar, i përket të kaluarës sepse tashmë këtë shërbim, këto ditë e kemi vënë për herë të parë në shërbim.
Në QSUT sot, nëse paraqitet një urgjencë kardiake, ne marrim përsipër ta trajtojmë atë 24 orë gjatë ditës.
Si u bë emundur kjo? U bë e mundur sepse morrëm një pajisje të re. Kemi dy makina të reja, dhe në qoftë se ndodh që njëra të dalë jashtë funksionimit, kemi tjetrën. Të dyja pajisjet janë vendosur në skemat e mirëmbajtjes.
Furnizojmë shumë më mirë me materiale mjekësore të nevojshme për këto trajtime, dhe ndërkohë, qendrat në QSUT kanë më pak ngarkesë relative me listën e pritjeve, sepse të sëmurët në listën e pritjeve ne kemi filluar t’i trajtojmë në pesë spitale jopublike të kontraktuara, dhe që prej dy muajsh, edhe në Spitalin (Universitar) “Shefqet Ndroqi”.
Pra, për një emergjencë mund të shkohet në spitale private dhe të jetë shërbimi i mbuluar…
Është një risi për kujdesin tonë shëndetësor, jetëshpëtuese, por është edhe invaliditet-zvogëluese, sepse kanë ndodhur që, edhe nëse kanë shpëtuar, kanë dalë me pasoja.
Në pranverë do ta shtrijmë këtë lloj shërbimi edhe për urgjencën cerebrale. Po ngrejmë shërbimin e ri, kemi programuar edhe fondin, dhe besoj, brenda marsit do ta kemi edhe urgjencën cerebrale të garantuar në 24 orë, 7 ditë të javës.
Këto shërbime ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë edhe për ata që vijnë të punojnë në Shqipëri.
Në dijeninë time në Gjirokastër, bëheshin ndërhyrje kirugjikale, edhe 90 apo 100 vjet më parë. Aktualisht nuk po bëhen. Përse kemi arritur në këtë nivel, ku një spital rajonal të mos bëjë ndërhyrje? Është situatë shumë e rëndë.
Ne kemi sot një situatë me goxha mungesa, me mjekë specialistë në spitalet tona rajonale. Ai model që ka ekzistuar përpara 30 vjetësh nuk i përshtatet më nevojave të Shqipërisë.
Me këtë, unë nuk dua të them që në spitalin rajonal të Gjirokastrës nuk duhet të bëhen ndëryrje kirugjikale. Informacioni që unë kam është se atje ka mungesë edhe të reanimatorëve dhe të kirurgëve. Kjo lidhet me boshllëkun e krijuar ndër vite.
Ne na mungojnë jo pak mjekë specialistë, përfshirë, reanimacionin, kardiologjinë, pediatrinë. Nga muaji gusht, Qeveria ka marrë një vendim që ata mjekë që duan të punojnë në këto zona të distancës nga vendbanimi i tyre, t’i incentivojë me pagesë finaciare, që përveç rrogës, të marrin rreth 1 milionë lekë të vjetra në muaj për të jetuar atje.
Edhe për Spitalin e Gjirokastrës, do të duam që të krijojmë një hapësirë që trupa e specialistëve të mund të punojë në mënyrë të përbashkët duke plotësuar hapësirat në të dy spitalet, në mënyrë që të ofrojmë shërbimin minimal.
Çfarë do të ndryshoni në spitalet bashkiake, apo spitalin e një qyteti?
Nëse ne do të arrijmë të përmirësojmë ndjeshëm spitalet rajonale, për të cilat kemi një plan ambicioz, ka një projekt të financuar nga Banka Botërore, që sapo ka filluar, me goxha buxhet, pikërisht, për spitalet rajonale.
Nga ana tjetër, fuqizimi i spitaleve me mjekë, inferimerë, pajisje, furnizimi me barna dhe funksionimi shumë më i mirë i një rrjeti autoambulancash, me përmirësim të spitaleve bashkiake, mund të na bëjë që ne t’ua ofrojmë në kohë optimale shërbimin qytetarëve.
Që një spital të funksionjë siç duhet, duhet të ketë edhe numër rastesh, sepse mjekët që punojnë aty duhet të kenë mundësi që, rast pas rasti, të zhvillojnë njohuritë e tyre.
Ne kemi nga objektivat kryesorë përmirësimin e urgjencës në territor. Është një nga shërbimet më të dobëta që kemi sot, sepse në 65% të rasteve që paraqiten në urgjencë, paraqiten me automjetet e tyre. Shqiptarët nuk besojmë dhe nuk e thërrrasin. Edhe urgjenca nuk është prezente në të gjithë territorin.
Gjatë verës ne bëmë një përmirësim përgjatë vijës bregdetare, por flota e autoambulancave akoma funksionon në mënyrë joefikase. Unë dua të shpjegoj që nëse themi urgjenca erdhi me vonesë, mbetet diçka relative. S’kemi një standart, por kjo nuk më justifikon mua t’i shmangem përgjegjësisë.
Por realiteti ekziston…
Kur ti pret një ambulance, çdo sekondë të duket vonesë. Unë do të pyes se sa me vonesë erdhi?
Ai rasti i atij këngëtarit, që u bë i ditur në gjendje komatike që i shkoi me vonesë …
Vetëm 4 minuta. Nuk i ktheheni ju për të parë faktet. Edhe për faktin se vendbanimi i atij me urgjencën ishte në këmbë aq minuta. Shkoi familjari dhe nuk tregoi se çfarë kishte. Tha është çështje alkooli, dhe në këto raste, kemi marrëveshje me policinë. Famijari nuk pranoi policinë.
Kemi një administrim joefikas të flotës së autoambulancave. Po punojmë seriozisht. Gjysmën e parë të mandatit, jemi marrë me një punë që është bërë vetëm nëpër zyra. Kemi një ligj të ri, një institucion të ri, dhe po ndërtojmë godinën ku do të jetë Qendra Kombëtare e Shërbimit të Urgjencës.
Nga ana tjetër, brenda pranverës, flota e autoambulancave që kemi, do të përdoret në mënyrë shumë më efiçente. Do të kemi më shumë personel, shoferë, infermierë dhe mjekë kur duhet.
Po bëjmë një studim, dhe e mbarojmë brenda janarit që një pjesë e mirë e autoambulancave të mos rrijnë në spitale, por në pika të caktuara, nga ku ne do të përcaktojmë se ku ka nevojë më shumë, në mënyrë që të shmangim kohës e vajtjes tek pacienti.
Gjitha autoambulacat, prej 10 ditësh, kanë një sistem GPS për të parë edhe sa kohë ato bëjnë në mënyrë që vitin e ardhshëm të jemi dy herë më shumë prezent në territor.
Kthehemi tek barnat. Keni premtuar që nuk do mungojnë më barnat në spital, ndërkohë ato vazhdojnë të mungojnë edhenë QSUT.
Ne kemibërë një furnizim të ndjeshëm me barna në të gjitha spitalet e vendit.
Furnizimimë i madh është në QSUT. Kjo mund të provohet edhe nga sasia e barnave, por edhe nga numri i madh i pacientëve që shërbehen aty.
Sigurisht, që unë do të pranoj që nuk arrijmë ende të plotësojmë siç duhet nevojat, në dy grupe:
(a) barnatnë shërbimin e onkologjisë; dhe,
(b) materialetmjekësore që lidhen me protezat në shërbimin tonë të Traumës.
Unë jam i vetëdijshëm që përmirësimet që kemi bërë, dhe do të bëjmë, janë të paplota, nëse nuk u garantojmë të sëmurëve dhe protezën.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi alokuar 100 milionë lekë të reja vetëm për protezat. Në mënyrë që, të paktën 500 pacientë, të mund ta marrin protezën brenda spitalit.
Për t’iu kthyer onkologjikut, ne kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit të atij shërbimi me barna. Kemi rritur buxhetin, kemi përfituar nga ulja e çmimeve të të njëjtit shërbim, por ende na rezulton që ka mungesë.
Premtuat që do ta decentralizonit që çdo spital t’i blente vetë ilaçet…
Nuk e kam premtuar, dhe se kam patur ndonjëherë në mendje.
Sot, është një tendencë europiane që për të përfituar çmime të mira të përqendrohen prokurimet. Madje, me disa ministra të vendeve të vogla, jo vetëm në Ballkan, kemi filluar një komunikim, që të mund të blejmë disa shtete bashkë, në mënyrë të përqendruar, barnat.
Me cilat shtete?
Është një tendencë që rekomandohet nga OBSH-ja, por bisedë personale unë e kam bërë me ministrin grek, jo këtë të fundit, me ministrin kosovar, lituanez dhe kroat.
Ka një eksperiencë shumë pozitive që, për sëmundjet e HIV/AIDS-it, e filloi Global Fund, dhe që praktikisht, në 6-7 vjet u arrit që të mund të merreshin më mirë se ç’merreshin përpara dhjetë vitesh.
Sot, ka një tendencë globale për të përqëndruar sa më shumë prokurimin e barnave, sepse nga kontrata shumë të mëdha, mendohet të arrihen çmime më të mira.
A keni informacion ju se çfarë i duhet spitalit të Kukësit, të Fierit, apo Korçës?
Po, sigurisht që e kam këtë informacion. Nevojat na i sjellin spitalet. Sasinë e një bari që do të blejë spitali i Kukësit, do e caktojë vetë spitali. Unë caktoj…
Atëherë përse mungojnë ilaçet?
…unë përcaktoj një listë esenciale (të barnave) për përdorim spitalor.
Së dyti, ata në bazë të buxhetit vjetor, nevojave dhe historisë së nevojave bëjnë një parashikim të tyre, dhe ministria shërben vetëm si agjenci prokuruese e përqëndruar.
Prokurimi i barnave është shumë specifik në Shqipëri, sepse barnat kanë çmim të rregulluar. Barnat nuk kanë çmim të lirë tregu. Gëja më e rëndësishme që ndodh, është kjo që ndodh sot.
Të gjitha kompanitë farmaceutike deri në 31 tetor, kanë dorëzuar propozimet e tyre për çmimet e barnave vitin e ardhshëm. Ka një komision (të përcaktimit) të çmimit të barnave që vendos këto çmime, dhë në momentin që për këtë bar kompania bie dakort me Qeverinë, që vitin e ardhshëm, do ta sjellë në kufi me 1 euro. Në momentin që ky bar është një alternativë e vetme, praktikisht, procedura e prokurimit është de facto e panevojshme.
Kjo është dhe një nga arsyet dhe po përpiqem të shpjegoj se tek tenderat e barnave, fituesi është ose sa fondi limit, ose shumë pak nën të, sepse de facto, nuk ndodh garë aty.
Në qoftë se ai ka rënë dakord se kush është çmimi me shtetin, është i vetëm në konkurencë, dhe ne konkurencën e bëjmë tani kur vendosim çmimim, sepse kemi thënë që çmimi s’mund të jetë më shumë se sa në vendin e origjinës.
Pastaj, kemi 5 vende referente, Kroaci, Itali, Maqedoni, Serbi, Greqi, dhe, nuk mund të jetë më i madh se sa më i vogli i këtyre të pestëve.
Të gjitha këto kanë sjellë që ne kemi sot çmimin e barnave mesatarisht 30% më lirë se sa përpara dy vitesh. Në qoftë se në 2014, në gjithë vlerën e importit të barnave, barnat patentë kishin 49% të tregut, tani kanë 57%, që do të thotë, ne kemi ulur më ndjeshëm çmimin e barnave gjenerikë, sepse së bashku me Meksikën, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë dhe i dyti në botë, ku gjeneriku ishte më i shtrenjtë se sa origjinatori i tij. Kjo ishte situata.
—###—
Burimi: Redaksia Online e Shqiptarja.com | (f.s/u.s/shqiptarja.com)
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.