.

vije ndarëse

Postuar më: 16/12/2023

Koçiu: 20 fëmijë kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit

Pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” 20 foshnje kanë ardhur në jetë gjatë orëve të fundit.
Lajmin e dha sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Lajmi i bukur i ditës. 20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit”, shkroi në rrjetet sociale ministrja Koçiu.
Duke ju uruar jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve, ministrja u shpreh se “i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur”.
Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje ndaj personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë.