.

vije ndarëse

Postuar më: 10/01/2023

Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Tiranë, 10 Janar – “Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit” – Deklarata u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë konferencës vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023. Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë.
Ministrja Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.