Rishikimi i kontratës ka nisur në mars të vitit 2019. Ulet me 25 % çmimi për shërbimin e sterilizimit mbi një numër referencial ndërhyrjesh
Tiranë, 21 Janar – Ka nisur puna në spitalin e ri kirurgjikal “Frederik Shiroka” në QSUT i inaguaruar para disa ditësh që do të garantojë ndërhyrjet kirurgjikale me aparatura të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu me gazetarët kanë vizituar ambientet e spitalit të ri modern me kapacitet 120 shtretër dhe 7 salla operacionesh.
“Një investim i qeverisë shqiptare prej 8.8 milion euro që garanton një shërbim cilësor për qytetarët. Janë 120 shtrëtër të dedikuar për kirurgjinë, 7 salla operacione me aparatura të teknologjisë së lartë, ku mjekët kanë mundësi të ofrojnë ndërhyrje të ofrojnë ndërhyrje të me cilësi të lartë”, tha Manastirliu.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbi kontratën e sterilizimit, Manastirliu u shpreh se është amenduar kontrata dhe puna ka nisur që në muajin Mars 2019.
“Kemi rishikuar kontratën koncesionare për shërbimet e integruara për ofrimin e seteve të personalizuara të instrumentave kirurgjikalë, për furnizimin me materiale mjekësore njëpërdorimëshe dhe trajtimin e mbejteve dhe materialeve mjekësore kirurgjikale. Pas negociatave është konkluduar në Janar rishikimi i kësaj kontrate dhe ulja me 25% të çmimit për shërbimin e sterilizimit mbi një numër referencial mbi 64 mijë ndërhyrje/vit”, tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se ky hap i ndërmarrë nuk prek ndërhyrjet për qytetarët por është negociuar ulja e çmimit për të përmbushur nevojat për ndërhyrje kirurgjikale dhe për të përdorur më me efikasitet burimet financiare.
Gjatë vizitës në ambientet e reja të spitalit kirurgjikal Manastirliu deklaroi se nëvQSUT po investohen rreth 30 milion dollarë, për ndërtimin e Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e Spitalit Pediatrik. Nga këto investime në QSUT pëfitojnë 350 mijë pacientë, rreth 3000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.