Manastirliu:
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore,
Të nderuar përfaqësues të organizatave partnere,
Të nderuar të ftuar,
Në këtë takim të parë për 2018 të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore kam kënaqësinë që të theksoj se:
Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për ceshtjet e barazisë gjinore, antidiskriminimin dhe eleminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si kushte të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe një ndër objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, objektivi nr.5/SDG 5 “Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjithë grave dhe vajzave”, por edhe element thelbësor në përmbushjen e Ndaj Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore,
është një ndër mekanizmat më të rëndësishëm në zbatim të Ligjit për Barazinë Gjinore, monitorimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit të Barazisë gjinore 2016-2020, por dhe si një ndër organet më të rëndësishme I evidentuar dhe në Rezolutën e miratuar në dhjetor 2017 nga Parlamaneti I Shqipërisë “Për Denimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjorë
për parandalimin ndaj saj”.
Ky takim i parë i Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore na bën bashkë në këtë muaj të veçantë, në muajin e grave, pak ditë para 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
Një moment reflektimi për të gjithë, për të respektuar të drejtat e grave, për t’u angazhuar që cdo grua të jetojë në një mjedis pa dhunë, pa diskriminim dhe të ketë mundësi, të clirojë potencialin që ka brenda vetes.
Sepse fuqizimi i një gruaje të vetme na fuqizon të gjithave, ndaj duhet të ngremë zërin për të drejtat tona
jo thjesht dhe vetëm për të arritur kuotat e barazisë gjinore, që sigurisht janë me rëndësi,
por për të garantuar që cdo grua të ketë shanse e mundësi të barabarta.
Sot në cilësinë e Kryetares së këshillit kam kënaqësinë që në këtë mbledhje kam ftuar
zv. Kryetaren e Kuvendit znj. V.Hysi dhe zv. Kryeministren dhe Koordinatoren e Përgjithshme
për Barazinë Gjinore znj. Senida Mesi.
Paralelisht kam kënaqësine tju prezantoj që në përbërje të këtij këshilli kemi tre përfaqësues të shoqërisë civile, të përzgjedhur si anëtarë të këtij Këshilli, nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi, Aurela Bozo, Altin Hazizaj dhe Ines Xhelili.
Të nderuar,
Kofi Anan, një ndër sekretarët e përgjithshëm më të mëdhenj që ka patur Organizata e Kombeve të bashkuara ka thënë: “Barazia gjinore eshte me shume se thjesht nje qellim ne vetvete. Është një parakusht për të përballuar sfidat e reduktimit të varfërisë, nxitjes së një zhvillimi te qendrueshem dhe
ndërtimit të një qeverisje te mire”.
Kur flasim per barazine gjinore duhet te kuptojme qarte ceshtjen qe po adresojme.
Nuk eshte nje ceshtje qe prek ekskluzivisht vajzat dhe grate, por gjithe shoqerine.
Ne perpjekjet tona per te adresuar barazine gjinore, ne fakt ne adresojme konceptin e nje shoqerie te barabarte, qe sigurisht perben ne vetvete nje sfide madhore.
Dhe në fakt, përpjekjet per te adresuar barazine gjinore nuk jane te lehta.
Kjo per vete faktin se pozitat e pabarabarta te gruas ne shoqeri dhe ne familje jane shpesh te fshehura pas nje progresi te pjesshem.
Sepse nuk mjafton thjesht te ndergjegjesojme vajzat dhe grate per potencialin e tyre.
Eshte me rëndësi që të kemi në krah burrat në këtë përpjekje për të rindërtuar një marredhenie te barabartë dhe ne ekuiliber te qendrueshem.
Ne kemi bërë hapa domethënës përpara, të vlerësuar ndërkombetarisht, sa i takon barazisë gjinore.
Jo pa krenari mund të them se ne jemi vendi i parë në rajon, që ka përfshirë buxhetimin gjinor, si fond i posacëm për të nxitur politikat me bazë gjinore në buxhetin e shtetit.
Kështu, në buxhetin e vitit 2017, u parashikuan rreth 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD për të mbështetur këto politika.
Kjo shifër përbën rreth 2.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore.
Ne besojmë se punësimi është forma më e mirë për integrimin dhe fuqizimin e gruas dhe ne kemi shënuar hapa përpara në këtë drejtim.
Në 10 vjecarin e fundit përqindja e pronareve /administratore gra është rritur në të gjitha kategoritë e biznesit, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet e vogla me 1-4 të punësuar.
Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5- 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore ose pronare në pesë vitet e fundit.
Disa shifra optimiste tregojnë trendin e viteve të fundit.
Kështu, në fund të vitit 2017, nga të gjitha zyrat e punësimit rezultojnë të ndërmjetësuar për punë 23 136 persona, nga të cilët mbi gjysma (50.5 %) janë gra dhe vajza, duke e ulur hendekun gjinor me 2%.
Nga zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar mbi 5200 punëkërkues të papunë,
nga të cilët 62% janë gra dhe vajza.
Por kemi ende shumë për të bërë për të zbutur hendekun e pagave në sektorin privat mes burrave dhe grave, për punë të njëjtë.
Nga ana tjetër, ne kemi shënuar progress të dukshëm për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrjen politike dhe publike, një tregues kyç për matjen e progresit të një shoqërie që synon të arrijë barazinë gjinore në të gjitha sferat e saj.
Sot gjysma e kabinetit qeveritar janë gra; gjysma e zëvendëministrave janë gra dhe 30% e anëtarëve të parlamentit janë gra!
Përfaqësimi i grave në këshillat bashkiake në masën 50% në disa nga Bashkitë kryesore të vendit është gjithashtu një arritje në fushën e përfaqësimit të grave e vajzave në jetën politike në vend.
Progres vërehet edhe në përfaqësimin e grave në nivele të larta të Administratës Publike, ku sot kemi për herë të parë 45%të Drejtorëve të Përgjithshëm gra.
Qeveria shqiptare e ka përmirësuar këtë raport edhe në diplomaci apo pozicione të tjera që deri dje kishin dominancë absolute burrat.
¼ e ambasadorëve janë sot gra ndërsa është rritur me rreth 15% pjesëmarrja e grave në forcat e policisë dhe forcat e armatosura.
Por këtyre hapave për tu vlerësuar në aspektin e barazisë gjinore i shkon kundër një realitet krejt tjetër për qindra e mijëra gra që përballen me dhunën e pashoqe brenda mureve të shtëpisë!
I kam takuar vetë, kam biseduar me to. Janë gra si Arjana, që dhunohej sistematikisht nga i shoqi por me një forcë të jashtëzakonshme ja doli të shkëputej e mes shumë vështirësish ja doli të rifillojë jetën.
Por shumë të tjera si Hurma, Firdesi, Lumturi, Demirka, Natasha, Sosja, Dija, Migena, Vera nuk ja dolën ta fitojnë betejën me dhunën!
A duhet tw forcojmw më shumë mekanizmin ligjor? Padyshim PO
Ndaj ne kemi ndërmarrë ndryshime ligjore – dhe gjej rastin të adresoj në këtë tryezë të rëndësishme nevojën për ti përshpejtuar këto ndryshime- në ligjin “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Ne kemi kërkuar përshpejtimin e procedurave ligjore dhe përcaktimin e afateve të qarta për kërkesat e urdhrit të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në familje; kemi kërkuar të mos ankimohet urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për tju dhënë mundësi grave të dhunuara të marrin sa më parë
mbrojtjen nga strukturat shtetërore.
Dhuna në familje është e lidhur shpesh në mënyrë direkte apo indirekte me fëmijët, ndaj ne propozojmë që urdhri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhrin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.
Unë besoj se ky Këshill Kombëtar do të mbështesë përshpejtimin e këtyre ndryshimeve ligjore por mbi të gjitha zbatimin konkret të këtyre masave, në mbrojtje të cdo gruaje që përballet me dhunën në familje.
Reduktimi i dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje është më shumë se sa një objektiv strategjik, është një sfidë për të cilin duhet të punojmë të gjithë bashkë dhe koha është tani!
Për vitin 2017 janë raportuar 4543 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare ose 380 raste më shumë se viti i mëparshëm.
Sigurisht shtimi i denoncimeve është tregues i rritjes së besueshmërisë së grave në organet përkatëse por nga ana tjetër, këto të dhëna janë një këmbanë alarmi për të gjithë ne, për të vepruar sa më parë për të eleminuar këtë fenomen që cdo vit i merr jetën dhjetra grave dhe vajzave!
Ne po punojmë cdo ditë në mbrojtje të grave përmes shërbimeve që ne ofrojmë për viktimat e dhunës në familje, linja e këshillimit dhe riintegrimi i viktimave të dhunës në familje.
Por sërish nuk mjafton.
Mekanizmi i referimit kundër dhunës sot është funksional në 37 Bashki. Mbetet akoma punë për ta ngritur edhe në 24 Bashki të tjera.
Një rëndësi të vecantë ka ngritja e Zyrës së Koordinimit të Dhunës në Familje në Ministrinë e Drejtësisë,
e cila ka si qëllim angazhimin e përbashkët të tre Ministrive për të përshkallëzuar veprimet ndërinstitucionale në nivel kombëtar dhe vendor për të luftuar dhunën në familje dhe kryesisht kundër grave dhe vajzave.
Sigurisht këto janë hapa në drejtimin e duhur për të siguruar mekanizmat mbrojtës në ndihmë të grave dhe vajzave që përballen me dhunën në familje.
Por sërish nuk mjafton!
Sepse duhet të jemi të gjithë bashkë për të ndryshuar së pari mendësinë e nënshtrimit apo drojes për të denoncuar dhunuesin dhe po ashtu po aq e rëndësishme është e dhe qasja e shoqërisë sonë ndaj grave.
Pa dashur të zgjatem më tej, dëshiroj të falenderoj të gjithë partnerët ndërkombëtarë si UNDP, UN WOMEN, UNFPA, UNICEF, IOM, Qeverinë Suedeze, Delegacionin e BE-së, OSBE, Qeverinë Austriake, Këshillin e Evropës, Ambasadën Hollandeze, Shoqërinë civile gjithashtu për mbështjetjen në sfidat që lidhen me cështjet e Barazisë Gjinore.
Ajo që ne duhet të garantojmë për cdo grua është që starti të jete i barabarte. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm nëse i dedikohemi së bashku kësaj sipërmarrjeje, e cila më shumë se objektiv, është një mision!
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.