.

vije ndarëse

Postuar më: 07/05/2015

Ministri Beqaj replikon me Deputetin Blushi: Pronarët taksohen 30%

Ministri Beqaj replikon me Deputetin Blushi: Pronarët taksohen 30%

Replika e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në seancën plenare sot pasdite (7/5/2015) në Kuvend ndaj deklaratës së Deputetit të Partisë Socialiste, z. Ben Blushi.

Në fakt, nuk dua të bëj komente mbi cfarë sapo deklaroi e diskutoi këtu z. Blushi (z. Ben Blushi, Deputet i Partisë Socialiste), por dua të ndaj dy-tre fakte që lidhen fillimisht me shëndetësinë.

Të paktën, në Shqipëri, prej vitesh është konsoliduar një system i mirë vaksinimi për fëmijë. Fëmijët shqiptarë vaksinohen 98%, dhe këtu nuk bëjnë dallim as të pasur, e as të varfër. Sigurisht, kemi një përqindje shumë të vogël me fëmijët që vijnë nga familjet Rome.

Së dyti, pikërisht, në rastet e mungesës së aksesit të kujdesit shëndetësor nga varfëria, ne e vendosëm Programin Bazë (pa pagesë) të Kontrollit Shëndetësor (40-65 vjeç) për këdo në Shqipëri. Dhe për herë të parë i ndamë të siguruar nga të pasiguruar.

Pra, kushdo që jeton në Shqipëri, sot, po e kryen kontrollin shëndetësor bazë. Dhe pikërisht, për faktin që në rast sëmundjeje të mos shkojë në katastrofë financiare.

Por ndërkohë, dua të ndaj me shqiptarët tre fakte që tregojnë se kush është sistemi i taksimit sot në Shqipëri.

Nuk është e vertetë që kush e ka pagën 1000 Euro taksohet 23%. Pagat taksohen në Shqipëri, 3% – 13% – 23%, dhe vetëm për pjesën e pagës mbi 130 mijë lekë të reja, apo 900 euro është 23%, dhe ky është ligji në Shqipëri.

Së dyti, sot kapitali taksohet 15%, dhe pastaj, pronarit dividendi i taksohet 15%. Pra, të dy bashkë janë 15 dhe 15, që do të thotë 30%. Dhe, në rastin më të mirë, e ardhura më e lartë nuk kalon 20%.

Dhe së treti, biznesi i vogël të paktën që nga 1 janari 2014 e ka taksën 7.5%. Se sa e kishte qeveria e mëparshme, të gjithë e dinë.

Faleminderit!

—###—

Në vijim, link-u me videon e plotë: http://tinyurl.com/npd7nc7