.

vije ndarëse

Postuar më: 18/01/2024

Ministrja Koçiu me mjekë dhe epidemiologë për situatën e gripit: Vaksinim i grupeve të riskut, 260 mijë doza të shpërndara në të gjitha Qendrat Shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,, Albana Kociu ka zhvilluar një takim me drejtues të Institutit të Shëndetit Publik, të OSHK-së dhe Spitalit Infektiv.

Gjatë takimit u diskutua për vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e riskut, ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me parandalimin ndaj virozëve të stinës së dimrit si dhe përforcimin e survejancës.

“Zhvilluam sot një takim me drejtuesit e institucioneve kryesore si dhe me mjekë për të diskutuar mbi situatën e gripit në vend. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat për të shpërndarë në qendrat shëndetësore 260 mijë doza vaksine gripi. Operatori i Kujdesit Shëndetësor së bashku me qendrat shëndetësore dhe me mjekët e familjes, janë siguruar për të nxitur dhe për të vaksinuar të gjithë grupet e riskuara”, thekson ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu rikujton se janë 31 qendra shëndetësore të shpërndara në të gjithë vendin të cilat ofrojnë shërbim 24/7 në këtë situatë virozash. Në qytetin e Tiranës kemi 4 qendra shëndetësore të cilat gjithashtu punojnë 24/7 dhe janë të hapura edhe si urgjenca pediatrike për më të vegjlit”.

“Dua të theksoj edhe një herë rëndësinë e vaksinimit, të gjithë grupet e riskuara duhet t’i drejtohen mjekut të familjes, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit apo të gjitha ata që vuajnë nga sëmundje kronike, duhet të kryejnë vaksinën e gripit”, apelon ministrja Koçiu.