.

vije ndarëse

Postuar më: 03/10/2023

Ministrja Koçiu në takimin me ambasadorin italian: Investime në poliklinika dhe shtim të pajisjeve spitalore në disa qytete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore dhe frytdhënëse ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjithashtu u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi i vazhdueshëm përmes marrëveshjeve dypalëshe, jo vetëm në fushën e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale, por edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt procesit të integrimit në BE.

Koçiu  dhe Bucci diskutuan edhe për projektet afatgjata, falë të cilave janë kryer një sërë punësh konkrete për ristrukturimet e poliklinikave dhe shtimin e pajisjeve spitalore në disa qytete të Shqipërisë.

Po ashtu, rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe forcimit të nismave shkencore dhe teknike, si dhe forcimit të marrëdhënieve akademike në fushën e mjekësisë midis dy vendeve.