Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim ambasadoren e re të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.
Ministrja Koçiu dhe ambasadorja e Kinën në vendin tonë, diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
“Pata kënaqësinë të pres ambasadoren e re të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, me të cilën diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale”, u shpreh ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.