.

vije ndarëse

Postuar më: 24/06/2024

Ministrja Koçiu vizitë në QSUNT: Urgjenca në funksion të plotë prej disa ditësh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar  një vizitë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu është takuar me ekipin mjekësor për të diskutuar mbi përmirësimet dhe zhvillimet e fundit në shërbimet shëndetësore të ofruara nga ky institucion.

Ministrja Koçiu bëri të ditur lajmin se pacientët nga e gjithë Shqipëria do të kenë mundësinë të kryejnë koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës në QSUT, shërbime të cila po ofrohen prej disa ditësh.

Ky shërbim, i cili është kyç për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, më parë ishte i ndarë mes Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Rikthimi i këtij shërbimi për qytetarët do të lehtësojë aksesin dhe shpejtësinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për koronarografi, duke reduktuar kështu kohën e pritjes dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Shërbimi i Urgjencës në QSUT ofron shërbime për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike.