.

vije ndarëse

Postuar më: 15/12/2021

Njoftim

 Urdhrit i Punonjësit Social

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të angazhimit dhe përmbushjes së të gjitha procedurave, në zbatim të Ligjit Nr.163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 18, njofton mbledhjen e Asamblesë së Parë të Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, e cila do të votojë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Urdhrit.

Asambleja e Parë e Urdhrit të Punonjësve Socialë të Republikës së Shqipërisë, do të mbahet ditën e shtunë, datë 18.12.2021, nga ora 10.00 -17.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Asambleja do të nisë me seancën plenare, e cila do të zhvillohet nga ora 10.00- 11.00.

Procesi i votimit do të zhvillohet nga ora 11.00-17.00.

 

Bashkëlidhur gjeni Listën e Kandidatëve për Kryetar të Urdhrit të Punonjësit Social; Listën e Kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Punonjësit Social; Rregulloren e Votimit dhe Listën e Anëtarëve të regjistruar që kanë të drejtë vote.

  1. Kandidatët për Kryetar të Urdhrit të Punonjësit Social
  2. Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të Urdhrit të Punonjësve Socialë
  3. Rregullorja e procesit të votimit
  4. Lista e anëtarëve të asamblesë me të drejtë vote