Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 13/03/2025

Njoftim për shpalljen e aplikimeve për trajtimin me kredi të lehtësuar të kategorive prioritare “Mjekë” dhe “Infermierë”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën me dije se, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 468, datë 26.7.2023 “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës” dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 21, datë 09.01.2025 “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike per vitin 2025” hap thirrjen për 80 kuota për trajtimin me kredi të lehtësuar për strehim të kategorive prioritare “Mjekë” dhe “Infermierë”.
Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun e mëposhtëm:

Apliko këtu
Sistemi i pikëzimit