Fjala e plotë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
15 Nëntor
Ashtu sikurse ju kemi informuar edhe pak ditë më parë. Do të kemi një komunikim intensive me median, mbi të gjitha me qytetarët, mbi baza dyditore, për të sqaruar, për të shpjeguar, për të informuar. Përpos të gjithë informacioneve që japim çdo ditë, një komunikim si ky me pyetje përgjigjie, me adresimin e problematikave, por edhe me njoftimin direkt për çeshtje me rëndësi thelbësore për qytetarët. Ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këto momente të situatës epidemike në vend.
Situata epidemike në vend, ashtu sikurse situata epidemike në rajon, në Europë, është kritike, është delikate. Ndaj gjithë fokusi ynë, në kuadër të zbatimit me përpikmëri të strategjisë tonë të vjeshtë dimrit dhe të punës që po bëhët në gjithë sistemin shëndetësor, i cili është në gatishmëri të plotë, jo vetëm sot, por përgjatë gjithë këtyre muajve, shkon në funksion të një qëllimi parësor: atij të kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Në mënyrë që të mundësojmë së bashku me qytetarët të cilët janë një rol thelbësor në këtë luftë me këtë pandemi, të dalim fitues së bashku.
Situata përsa i përket ditëve të fundit është një situatë e kontrolluar, pra vlerësohet që rritje e qëndrueshme e rasteve, karakterizon javën që po mbyllim. Por sigurisht që është një situatë kritike, sepse krahasuar me një muaj më parë kemi një dyfishim të rasteve pozitive ditore në raport me muajin e parë.
Dhe nëse do të bënim një vlerësim të ecurisë së kurbës epidemike, ashtu sikurse ju vetë mund ta shihni, që prej fillimit të epidemisë dhe deri më sot, vërehet pra një rritje e intensitetit të rasteve pozitive ditore, e cila më pas sjell edhe rritjen e numrave të rasteve në strukturat tona spitalore dhe rasteve pozitive aktive që trajtohen ambulatorisht në banesë.
Nëse do të bënim një vlerësim të sotëm, mbi baza ditore. Ju e dini që situata e pandemisë kërkon një vlerësim dhe një analizim mbi baza dinamike ditore, javore, 14 ditore. Por ato të cilat e matin në mënyrë më analitike pikërisht kurbën e epidemisë janë incidencat dyjavore, pra që tregon se çfarë ecurie ka epidemia. Gjithashtu edhe rastet e humbjes së jetëve, pra rastet e fataliteteve.
Do të doja që në grafikët që ju shihni, por edhe për t’ja shpjeguar qytetarëve që na ndjekin. Shqipëria qëndron në një incidencë dyjavore për total 100 mijë banorë në 901 raste. Krahasuar me mesataren e rajonit 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Ashtu sikurse përsa i përket rasteve të fataliteteve. Dua të ndalem këtu për të thënë që për ne çdo jetë është e vlefshme dhe ngushëllime të sinqerta nga zemra të gjithë familjarëve të viktimave të Covid19.
Sigurisht ajo çfarë dua të them është që mjekët infermierët, strukturat tona të shërbimeve spitalore, të Urgjencës Kombëtare kanë bërë më të mirën e tyre. Por për fat të keq nuk ja kanë dalë 612 qytetarë. Nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 milion banorë vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete, pra raste të humbjeve të jetës. Një krahasim të vendeve të rajonit, 31.6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitetet dhe 48.8 është mesatarja e Bashkimit Europian.
Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit. Janë 265 vatra aktive në Shqipëri, flasim për vatrat kryesore aktive. Ku 76 % e tyre rezultojnë që të jenë vatra familjare. Është një analizë e bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga ekspertët tanë të Komitetit të Ekspertëve, për vlerësimin e përhapjes së epidemisë në vend që korrelon me vatrat familjare.
Këtu dua të vë theksin në rëndësinë që ka, përsa i përket kufizimit të përhapjes së infeksionit dhe rolit që çdo qytetar ka në këtë aspekt. Sepse ka rëndësi maksimale që në momentin që je i dyshuar, ke qenë pjesë e kontakteve të një personi që është testuar dhe ka rezultuar pozitiv, ke shenjat fillestare, duhet menjëherë izolim. Të izolohesh është thelbësore. Lufta me këtë virus të rrezikshëm bëhet në disa fronte. Por fronti i parë është fronti individual, pra qytetarët, mënyra dhe sjellja e tyre, si reagojnë përkundrejt këtij virusi të rrezikshëm në raport me izolimin, në raport me karantinimin që nuk ka ndryshuar. Mund të kenë ndyshuar shumë element në këtë pandemi, mund të ketë ndryshuar shumë trajtime të simptomave të Covid, mund të ketë ndryshuar shumë mënyra se si ka evoluar zhvillimet e ndjekjes së situatës epidemiologjike, qoftë nëpërmjet strategjive të testimit, qoftë gjurmimit, qoftë trajtimeve spitalore. Por një gjë nuk ka ndryshuar, dhe ajo çfarë nuk ka ndryshuar është pikërisht nevoja për të vijuar izolimin dhe karantinimin 14 ditor në momentin që ke shenja, apo që je i dyshuar, apo që pret përgjigjien e testimit.
Më lejoni këtu të kaloj tek strategjia jonë e testimit. E cila është një strategji e hartuar që në krye të herës nga Komiteti ynë i Ekspertëve. Duke u këshilluar me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me struktura të tjera ndërkombëtare që vlerësojnë pikërisht situata epidemike. Duke u mbështetur në kapacitetet tona testuese, në burimet tona dhe në investimet e qeverisë shqiptare, Komiteti i Ekspertëve, ka ndërtuar një strategji e cila deri më sot, dhe po flas këtu dhe për strategjinë në total ka rezultuar një strategji efektive.
Patjetër që mund të ketë vend për të përmirësuar. Sigurisht ky është një proces që përballemi për herë të parë. Është një pandemi globale, ka shumë të panjohura. Por ajo çfarë deri tani është bërë, është më e mira që ne mund të bënim brenda mundësive dhe kapaciteteve tona.
Dhe përsa i përket testimeve të cilat shihen shumë qartë, nga qershori ku ne kishim fare pak raste të të prekurve, krahasuar me sot. Dhe ku totali i testimeve ka qenë 8883 testime, tetori është mbyllur me 39 mijë e 51 testime dhe vetëm në 13 ditët e para të nëntorit, janë 24 mijë e 48 testime të kryera në sistemin tonë publik. Dhe 11 mijë e 380 testime të kryera për efekt të depistimit në sistemet jopublike, në laboratorët e çertifikuar me metodën e PCR, pra tamponi klasik që qytetarët e njohin farë mirë.
Dhe nëse do të mblidhnim ashtu sikurse Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që në raportimet, por edhe në analizimet e situatës epidemike të kemi të gjithë testimet e kryera në rang vendi, sepse kështu vlerësohet tamam dhe kështu po e bëjnë edhe vendet e rajonit ne do të kishim mbi 35 mijë testime vetëm për 13 ditët e para të nëntorit.
Pra çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që numri i testimeve është kryer, dhe po ndalem këtu vetëm tek testimet e publikut. Është rritur, është rritur nga nevoja dhe nga situata që paraqet epidemia dhe se si po përshkallëzon ajo në vendin tonë.
Shumë pyetje mund të ngrihen dhe mund të thuhet, dhe është thënë në fakt që ka patur vonesa në kohën e marrjes së përgjigjies së testit. Apo pse është zgjedhur kjo strategji që komiteti ynë i ekspertëve e ka konsideruar një strategji, një testim të zgjuar apo “smart testing”. Që në funksion të këtij testimi ku testohen ata të cilët janë raste të dyshuara, kanë simptoma, kontaktet. Gjurmimi është shumë i rëndësishëm për të këputur zinxhirin e infeksionit. Dhe kjo strategji është aplikuar në terren nga Njesitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, nga laboratorët tanë, ekipet tona në Institutin e Shëndetit Publik, në QSUT. Kemi përfshirë edhe laboratorin e ISUV. Po ndërtojmë laboratorin back-up të Institutit të Shëndetit Publik në mënyrë që të rrisim shpejtësinë e kohës së marrjes së përgjigjies të testit, por edhe volumin e testimeve të kryera.
Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpejta të antigenit. Ku është bërë porosia nëpërmjet instrumentit të Bashkimit Europian për 300 mijë teste të shpejta të antigenit. Ashtu sikurse e pohoi Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europen, Dr. Hans Kluge, 200 mijë teste do të vijnë për Shqipërinë, për javët në vijim, sigurisht sipas procedurave të tyre.
Do të vijojmë përpos porosisë, financimit të sigurt që kemi dhe porosisë që kemi bërë nëpërmjet instrumentit të prokurimit të përqendruar të Bashkimit Europian, të kemi mundësi që të aksesojmë akoma më shpejt, testimin e shpejtë, nëpërmjet procedurave sipas legjislacionit shqiptar.
Pra jemi të përgatitur për të rritur, për të vijuar rritjen e kapaciteteve të testimit, edhe nëpërmjet testimit të shpejtë por edhe nëpërmjet testimit nëpërmjet PCR që mbetet “golden standard”, që mbetet pra metoda më e mirë, në raport me diagnostikimin. Dhe kur flasim për diagnostikim, flasim për gjurmim, flasim për izolim. Pra ashtu sikurse e thamë, edhe Drejtori për Europën i OBSH, testimi nuk është një qëllim në vetvete, nëse ai nuk shoqërohet me izolim të rasteve të dyshuara të kontakteve të rasteve. Sepse testimi konfirmon diagnozën në një kohë që padyshim është e rëndësishme për t’u konfirmuar, sepse siç do ta shpjegojnë edhe ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka një moment vjeshtë- dimri ku rriten infeksionet respiratore dhe sigurisht ku ka nevojë të rritet testimi për të bërë diagnozën diferenciale.
Por nga ana tjetër ne jemi duke u përgatitur. Si kemi ndalur në asnjë moment përgatitjet tona, për të forcuar kapacitetet, për të rritur kapacitetet tona në strukturat tona publike për të mundësuar pikërisht testimin.
Dhe kur ndalemi tek numri i testimeve ka pasur akuza të shumta në lidhje me numrin e testimeve. Duhet pasur parasysh që një nga arsyet pse Shqipëria ka një pozitivitet të lartë siç e quajnë disa ekspertë është pikërisht për shkak të strategjisë së testimit. Ne po bëjmë testim të targetuar, që do të thotë se testojmë ata individë që janë të dyshuar si kontakte të afërta të një personi të infektuar dhe gjurmojmë më pas kontaktet e tyre të cilët mund të jenë dhe asimptomatikë, të cilët mund të jenë edhe me simptoma, të cilët mund t’u dalin simptomat dhe më vonë sesa kur ne i testojmë. Por çfarë është e rëndësishme është izolimi. Nuk duhet harruar. Testimi nuk është proces që ndodh dhe konfirmon që t’i për vitin e ardhshëm nuk do të infektohesh. Testimi nëpërmjet PCR është një proces i cili të konfirmon ty që në momentin që atë ditë që e ke marrë testin, ti je pozitiv ose je negative.
Por pse e ka zgjedhur Komiteti i Ekspertëve dhe që ka edhe ndarë me publikun këtë strategji? Është për të maksimizuar resurset aktuale. Ndërkohë që ne zgjerojmë kapacitetet për testim më të zgjeruar. Sigurisht që testimet janë shumë të rëndësishme. Dhe jo më kot ne po i rrisim këto kapacitete.
Pavarësisht se çfarë po shohim sot, është se testimet që kanë bërë vendet e tjera, që mund të jenë dhe testime agresive apo universale. Nuk kemi parë ende një shembull ku testimet e kanë shpëtuar vendin nga vala e dytë. Më thoni një vend. Madje nëse do t’i kthehem shembujve konkret, nuk doja as të krahasohem, por po krahasoj shifrat. Japonia apo Korea e Jugut ka bërë më pak testime në raport me popullatën dhe ka një ecuri të kurbës epidemike shumë më të lehtë seç e kanë vendet e tjera që kanë bërë testime masive. Po marr për shembull Francën, një vend që ka bërë një numër shumë të lartë testimesh Franca ka hyrë në një lockdoën të dytë dhe sot që po flasim 95% e të shtruarve në reanimacione janë pacientë Covid. Pra nuk duket se testimet e shmangën valën e dytë.
Në Britaninë e Madhe, një vend që deri më sot për pandeminë ka shpenzuar 210 bilion sterlina në menaxhimin e pandemisë dhe ka pasur një politikë agresive të testimit. Sot është në një lock doën të dytë. Dhe vala e dytë nuk u shmang dot.
E njëjta gjë në Belgjikë, në Çeki, në Austri, në Gjermani, në Itali, në Poloni ku stadium kombëtar është kthyer në një spital për të përballuar situatën. Të gjitha këto janë vende të BE-së, jo më kot i kam zgjedhur, jo për tu krahasur ne me vende e BE-së, absolutisht, nuk po krahasohemi me vendet e BE-së, por nëse do ti hymë krahasimit apo analizes së numrave këto vende testojnë më shumë sesa Shqipëria në vlerë absolute, dhe gjithë ky diskutim nuk është për të thënë që testimi nuk vlen, absolutisht jo.
Ky është për të vënë theksin tek kompleksiteti i situatës dhe për të mos e drejtuar gishtin tek një faktor i vetëm siç është testimi, se testimi pa respektimin e masave parandaluese dhe distancimit social nuk e bën dot diferencën në luftë kundër kësaj pandemie.
Dhe më lejoni këtu te them gjithashtu dhe ti kthej një përgjigje të gjithë qytetarëve që realisht mund të jenë të shqetësuar, realisht mund të kenë pasur vonesa përsa i përket kohës së përgjigjes së testit. Unë e di, të gjithë e dimë, e kemi pranuar.
Ne jetojmë në këtë realitet, nuk jemi mbyllur në këtë godinë të ministrisë dhe nuk e dimë çfarë bëhet jashtë, e dimë çfarë bëhet jashtë, e dimë se çfarë ndodh sepse jemi duke punuar 24/7, dhe kur punon 24/7, kur punonjesit punojnë, laboratorët e shëndetit publik, kur punonjësit në spitale, urgjenca kombëtare, mjeku i familjes është në kontakt të vazhdueshëm, kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën përsa i përket masave që duhet të marrim, veprimeve që duhet të kryejmë, çfarë duhet të bëjë në momente të caktuara.
Sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm që ka dhe problematika në menaxhim, është pandemi kjo, nuk ka asnjë system sot perfekt, sepse asnjë sitem sado vend i zhvilluar, nuk është bërë për të përballuar pandemic, dhe nuk është bërë për të përballuar pandemi që zgjasin dhe që kanë valë të parë e valë të dytë, dhe që e panjohura është ende përpara nesh, nuk është bërë një system dhe megjithatë duhet të kemi një gjë parasysh, këtë nuk e them unë por e thonë ekspertët.
Duhet të ketë një balancë edhe mes shpejtësisë sëmarrjes së përgjigjës testit, saktësisë së rezultatit. Saktësia e rezultatit është thelbësore në testim. Si mundet të vinim ne në lojë saktësinë e rezultateve. Të thonë nuk është rast pozitiv dhe ai person është me të vërtet pozitiv, të dali pastaj jashtë dhe tit hemi ke një infeksion respirator dhe ai të marri dhe të infektojë dynjanë, ndaj ne më kapacitetet që kemi aktualisht në dispozicion, kemi vendosur të prioritizojmë saktësinë, pasi gjykojmë se do të bënim shumë dëm sikur të kishim ecur me volume pa prioritizuar këtë saktësi, ndërkoë që qytetarët i kanë shumë të qartë udhëzimet që gjatë kohës së pritjes së testit duhet të qëndrojnë të izoluar, që sigurisht kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ne e kemi thën që ka patur një moment në strukturat tona publike që volumi i madh i testimeve ka shkaktur edhe një vonesë, por më lejoni që të them në Mbretërinë e Bashkuar, në faqen zyrtare të sistemit të testimeve për Covid thuhet se: Marrja e përgjigjes mund të zgjasë deri në 6 ditë dhe vetëm pas ditës së gjashtë qytetarët mund të telefonojnë për të sinjalizuar vonesën.
Cfarë dua të them me këtë, sdua të them fare asgjë që ka të bëjë me justifikimin e faktit që ne patëm një vonesë, por nuk mund të hedhim poshtë punën që po bëhet në system, në mënyrë që ne të vijojmë të kemi një standart siç e kmei patur deri në muajin tetor ku siç e tha dhe profesoreshë Bino përgjigjet e testimeve të jenë 24 deri në 72 orë nga marrja e testit. Ky është standarit që ne kemi ofruar dhe synojmë ta ofrojmë, dhe sot që flasim janë mbi 70% e rasteve që e marrin përgjigjen. Sigurisht a ka ka vonesa, po mund të ketë vonesa dhe këtë jemi duke bërë, po përmirësojmë akoma më shumë kapacitetet tona testuese, duke future edhe testin e shpejtë, duke I financuar këto kapacitete në vijim në mënyrë që të kemi sa më standart të lartë edhe në aspektin e testimit duke qenë se është shumë i rëndësishëm.
Ajo çfarë është e rëndësishme është se ne jëmi duke monitoruar në çdo moment situatën dhe po përgjigjemi çdo ditë me masa dhe me ndërhyrje për ta kontrolluar pandeminë sa më shumë që ne të mundemi.
Puna e madhe që po bëhet nga sistemi i Urgjencës Kombëtare, jemi në momente ku thirrjet në urgjencë, në numrin unik 127 arrijnë deri në 3000, 2996 thirrje pret urgjenca kombëtare në një ditë, thirrje të cilat janë thirrje për të gjitha urgjencat, sepse most ë harrojmë që sistemi shëndetësor po punon me kapacitet të plotë për ti ofruar të gjithë qytetarëve shërbim, dhe nga keto thirrje të urgjencës 1260 thirrje janë thirrje për rastet e pacientëve me Covid, të cilët jo të gjithë janë urgjent, një pjesë janë për kryerjen e tamponëve, 360 prej tyre po marrim ditën e djeshme por referenca është rreth 300 tamponë në ditë të paktën në ditët e fundit dhe 200 mesatarisht janë misione Covid, çfarë do të thotë misione Covid? Do të thotë që shkohet në banesë, me ekipet e shtuara të urgjencës kombëtare edhe asistohet në banesë për shërbime sipas udhëzimeve dhe protoklleve që urgjenca ka, monitorohet në urgjencë shëndeti i pacientëve dhe vlerësohet nëse është rast për tu transportuar në spital apo jo, dhe pasdyshim këtu dhe një informacion për qytetarët.
Unë e kuptoj që jo të gjithë e marrin 127-ën, unë kam patur raste vetë, kam patur raste vetë që duhet të trasferohem në spital se jam shumë keq, I kam thënë merr 127-ën, më ka thënë nuk më përgjigjet 127-a, dhe I kam thënë dakord do ta marrim bashkë 127-ën. E kemi marrë dhe 127- është përgjigjur, numri unik 127 që funksionon dhe është I shtrirë në të gjithë Shqipërinë funksionon dhe është aty 27/7 për tju përgjigjur çdo thirrje urgjence, për të dhënë dhe këshilla. 127- a nuk është vetëm një operator, të lidh edhe me mjek. Nëse ke nevojë për një këshillë, 127-a edhe të jep një këshillë, ta kalon linjën tek mjeku këshillues. 0800 40 40 që menaxhohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, që është numër jeshil, jep informacion për mjekun e familjes, ka qytetarë që ende nuk e dinë ke kanë mjek familje, ku normal në këtë kohë nuk del dot të shkosh të qendra shëndetësore nqs ti je I dyshimtë, se çfarë themi duhet bërë. Duhet ta përbollojmë këtë pandemi së bashku m sistemin dhe autoritetet shëndetësore, me të mirat, pikat e forta që ka ky sistem dhe që janë njerëzit, janë burimet tona njerëzore, mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët në urgjencë të gjitha strukturat tona të shërbimeve.
Por kërkojmë dhe mbështetjen dhe mirëkuptimin e qytetarëve sepse kjo nuk është një situatë e lehtë, është plot më sfida, çdo ditë, çdo moment ne ballafoqohemi me urgjenca në system që ne duhet ti zgjidhim. Nuk e kemi thënë që ne jemi perfekt, se kemi thënë kurrë që punët do të shkojnë si një orë zviceriane, nuk e kemi thënë këtë gjë. Se e dimë shumë mirë që në një sistmem si i joni që ju dha mundësia të rilindë dhe të fillonte të transformohej në këto 7 vite patjetër që ka ende pika ku sitemi kërkon përforcim dhe këto 8 muaj kët punë kemi bërë.
Jemi munduar që ti përgjigjemi që çdo ppike të dobët ta kthejmë në pikë të fortë duke investuar në sistemi tonë, në të gjithë sistemin tonë. Ju si qytetarë apo edhe gazetarët që transmetojnë informacionet priren që të shkojnë tek rastet më të vështira, tek ato që kanë një ankesë që kanë një problem. Po sa mijëra qytetarë të shëruar në spitalet tona, nuk e thotë askush këtë, thonë që autoambulancat po presin tek dera e infektivit, autoambulancat që presin tek dera e infektivit janq ata që vijnë për tu shtruar në spital, që nqs janë në emergjencë jetësore kalojnë me një korsi të shpejtë.
Brenda urgjencës së spitalit infektiv dhe nqs janë urgjenca që duhet të kalojnë procedurat administrative, qëndrojnë në një moment pritjeje sa të dalin rastt që dalin nga spitali, se autoambulancat nuk qëndrojnë vetëm pë rata që sjellin njerëz në spital, janë edhe ata të cilët dalin nga spitali, i shoqërojmë me autoambulanca ne ata, nuk I themi familjarëve hajde tani mere se u shërua. I shoqërojmë në shtëpi me autoambulancë, qytetarët që shërohen me dhjetra e dhjetra në ditë, nga Shefqet Ndroqi, te infektivi, te COVID 3. Po nuk është kjo një punë që gjithë punën e sistemit të hidhet poshtë nga ata të cilët nuk e kuptojnë, apo duan të përfitojnë nga ky moment për të bërë politikë.
Ne këtu jemi të gjithë bashkë dhe ju falenderoj shumë median dhe gazetarët, për punën fantastike që kanë bërë, për të transmetuar të vërtetën dhe për të paraqitur problem edhe për të na vënë përballë kritikave, se vetëm nëpërmjet kritikave do përmirësohemi, edhe duke na mirëkuptuar që në një pandemi si kjo, patjetër që po nuk u vunë në evidencë ato kritikat dhe ankesat, edhe ne nuk kemi mundësi të përmirësohemi dhe kjo është e vërteta.
Qytetarët kanë ankesat e tyre është normale, se pritshmëritë janë rritur shumë për sistemin shëndetësor, dhe janë rritur shumë për arsye të investimeve që ne kemi bërë dhe ndryshimeve që ndodhin në system.
Ne sot kemi rreth 400 të shtruar në spitalet tona. Në 550 kapacitetet spitalore që ne kemi, shtretërit pra, 400 janë pacientët e shtruar. Kemi gati dhe po definojmë stafet për Covid 4, gati jemi edhe me skenarët e spitaleve rajonale ku ashtu sikurse ju kemi informuar, ashtu sikurse kemi informuar qytetarët, ashtu sikurse qytetarët po e shohim vetë me syte e tyre. Spitalet rajonale janë duke u bërë gati, dhe janë bërë gati, ne ishim dje me kryeministrin Rama në Spitalin Rajonal të Vlorës ku një investim I kryer me fondet e përcaktuara të destinuara nga qeveria për administrimin, menaxhimin dhe mbështetjen në kuadër të strategjidë vjeshtë- dimrit, u përmbyll investimi në reanimacionin e ri të vlorës. Një reanimacion me standarte bashkëkohore, I krahasueshëm me spitalet tona universitare në Tiranë, ipajisur më të gjitha aparaturat, me mjek, infermier dhe ashtu si Vlora me pvione të posaçme, me mbështetjen me linjat e oksigjentit të dedikuar janë 5 spitalet e para që futen në skenarin e parë dhe që bashke me 550 shtretërit e spitaleve Covid 1,2,3, 4 shkojnë në 1197 shtretër, dhe futet në fillim pra në momenin që përfundojnë kapacitetet e Covid 4-ës, spitalet, pavionet e dedikuara, Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës. Më parë në skenarin tjetër që e ekmi quajtur skenari B, ku përfshihen spitalet e Lezhes, Beratit dhe Fierit dhe në skenarin C përfshihen spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës.
Dhe në total numi i shtretërve të vënë në dispozicion me kapacitete reale, jo thjeshtë shtretër, se shtretër për rastet që vuajnë nga problemet respiratore dhe po nuk pati oksigjenin, po nuk pati aparturën e monitorimit nuk bën fajde. Sepse mund të vendosësh shtretër edhe në një ambient stadiumi, dhe padyshim ktu skam asgjë me autoritete shëndetësore në Poloni që kanë hapur një stadium, sepse është normale që kur ti ke nevoje do ti hapësh, edhe ne mund të gjendemi dhe ktu mund të ma heqin nga konteksti prap fjalën, dhe shyqyr që nuk jemi sot në këtë pikë, çfarë do të thotë kjo, ky është një alerto, kjo është një thirrje për ndërgjegjësim, është një thirrje që e kemi vetë në dorë ta ndalim dhe ta frenojmë epideminë, është fiks frenim i epidemisë.
Si frenohet epidemia me masa të thjeshta, janë masa të teknologjisë së ulët thonë udhëzimet e OBSH-së. Maska, distance, higjena. Mos u grumbulloni në grupe të mëdha, shmangni takimet, darkat, drekat dhe ato impenjimet familjare apo shoqërore që mund të shkaktojnë riprodhimin e virusit dhe kështu frenohet epidemia nga qytetarët. Epidemia nuk frenohet në spitale, në spitalet trajtohen të sëmurët si pasojë e infektimit dhe rritjes së infektimit.
Dhe për të kaluar tek rastet aktive, raste të cilët janë duke u trajtuar në banesë. Ashtu sikurse e thashë dhe në fillim kemi një rritje të rasreve të numrit të infektuara në dy javët e fundit, krahasuar me atë një muaj më parë kemi dy herë më shumë. Janë rritur vatrat familjare, është rritur infektimi dhe sigurisht Brenda familjes më shumë se një të infektuar, të cilët janë të izoluar, dikush është me simptoma të lehta, dikush të moderuara, dikush kërkon trajtimin në spital. Duke bërë një paratezë që trajtimet tona në spitale, me të njëjtat skema të mjekimit të spitaleve tjera në botë, janë falas për çdo qytetarë trajtimi spitalor, duke përfshirë këtu të gjithë paketën e ekzaminimeve, radilogjike, laboratorike.
Në të gjithë këtë kohë grupet e punës që ne këmi ngritur kanë punuar non stop për udhëzuesit e trajtimeve mjekësore të cilat siç e dini dhe ju kemi informuar janë përditësuar periodikisht. E thashë edhe përsa i përket trajtimeve nëpër spitale.
Dhe ashtu siç e kemi thënë, e kemi bërë. Për të vlerësuar nevojat e çdo familjeje, e për t’i ndejtur pranë edhe në këto momente që nuk janë momente të lehta, qoftë për shoqërinë shqiptare, qoftë për shoqëritë e tjera kudo në vendet e tjera të botës. Sepse përballemi me një ngjarje të jashtëzakonshme të shëndetit publik.
Që në krye të herës qeveria akordoi sektorin shëndetësor 25 milion euro. Mbështeti bizneset dhe punonjësit me paketat e mbështetjes ekonomike dhe sociale. Mbështeti familjet në ndihmë ekonomike. Në këtë linjë edhe për 2021është planifikuar rritjat më e madhe ndonjëherë në krahasim me vitet e tjera. Sepse së bashku me politikën e re të pagave, 40 % rritje pagas për gjithë personelin shëndetësor. Së bashku me 1.2 miliard lekë që janë planifikuar për mbulimin financuar të paketës së rimbursimit për trajtimin ambulatory në banesë të rasteve të testuara Covid19. Ne do të kemi dhe do të vijojmë të mbështesim çdo qytetar dhe të mbështesim çdo nevojë të shëndetësisë në mënyrë që të adresojmë nevojën e pandemisë, por nga ana tjetër të adresojmë dhe prioritetet bazë të sistemit tonë shëndetësor për mbulimin shëndetësor universal. Nisur nga kjo masa për rimbursimin për trajtimin ambulator në banesë për rastet Covid ka qenë pjesë e planit tonë të vjeshtë dimrit. Synon t’ju lehtësojë qytetarëve kostot e shkaktuara nga trajtimi në banesë për ato raste dhe për ato skema mjekimi të përcaktuara nga ekspertët në udhëzuesin e trajtimit mjekësor, që të gjithë mjekët e familjes 18 tetor që ky udhëzues i ri ka dalë, janë trajnuar përgjatë gjithë kësaj kohe dhe po e ndjekin.
Bëhet fjalë pra pë rata që këtë virus e kalojnë me simptoma të lehta/moderuara.
Por që kanë gjithashtu 2 skema mjekimi. Të dyja skemat e mjekimit janë pjesë e udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Dhe që përcaktojnë pikërisht se cilat janë ato terapi dhe disa elementë mbështetës për çdo qytetar që ka disa simptoma të caktuara.
Sigurisht që rastet e testuara pozitive asimptomatikë nuk duhet të trajtohen me medikamente. Këtë e di mjeku i familjes vetëm. Si trajtohen, kur trajtohet, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë medikamentesh apo elementësh të tjerë nga skema e parë, duke përfshirë këtu edhe vitaminat duhet të merren, përsëri e përcakton mjeku.
Ka një paketë të parë të trajtimit, apo një skemë të parë të trajtimit të simptomave të lehta, e cila ka disa elementë ku përsëri mjeku i familjes vendos se çfarë kërkohet. Ashtu sikurse ka dhe një skemë të dytë. Që është skema e trajtimit të rasteve me shenja të mesme dhe ku ka dhe aty një skemë nga e cila patjetër ka edhe një udhëzues që Komiteti i Ekspertëve e ka përgatitur.
Paketa bazë për rimbursimin e barnave për trajtimin ambulator në banesë do të ketë edhe një tjetër efekt. Do të disiplinojë trajtimin e rasteve me Covid me këto dy stade, të lehtë dhe të mesëm.
E them këtë të disiplinimit sepse është një shqetësim dhe ka shumë kakofoni. Qytetarë ju lutem! Duhet të drejtoheni vetëm tek mjeku juaj i familjes. Nëse mjeku i familjes vlerëson që ju duhet të vlerësoheni nga mjeku specialist, e di përsëri mjeku i familjes. Dhe nëse mjeku specialist vlerëson se ju duhet të trajtoheni nga një mjek në një strukturë të specializuar spitalore, e di sërish mjeku. Nuk e di as i afërmi, as komshiu, as ai që ke dëgjuar dhe as recetat me ëhatsapp. Nuk funksionojnë. Dëmtojnë! Dëmtojnë shëndetin pikësëmari, dëmtojnë edhe buxhetet e familjes. Por dëmtojnë shëndetin në rradhë të parë.
Gjatë gjithë tetorit, ashtu sikurse ju thashë, specialistët tanë punuan për këtë udhëzues, për rifreskimin e këtyre trajtimeve bazë. U bazuan në rastet e reja, vatrat, mënyrën e infektimit. Gjithashtu edhe faktin se tashmë në vatrat familjare ka më shumë se një person në familje, individ në familje që është i prekur. Që do të thotë edhe kostot në këtë situatë që jemi kanë edhe më shumë impakt tek buxhetet e familjes.
Në të njëjtën kohë bëmë dhe këtë vlerësim të kostove, dhe u mbërrit në këtë paketë që sipas nesh vjen në momentin e rëndësishëm që do të jetë një tjetër mbështetje për qytetarët, të cilët nuk I kemi lënë dhe nuk do ti lem vëtëm asnjëher, me fakte dhe vepra jo me fjalë. Duke filluar nga një vit më parë me tërmetin dhe gjatë gjithë këtyre 8 muajve jemi përpjekur të marrim vendimet e duhura për tju gjendur njerëzve pranë me të gjithë kapacitetet tona.
Ndaj në mbledhjen e ardhshme të qeverisë është depozituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendimi që paketa bazë e rimbursimit për trajtimin ambulator në banesë të rasteve të testuar Covid pozitiv, të miratohet menjëherë dhe të filloj të aplikohet nga strukturat tona të shëndetësisë menjëher pas zbardhjes në fletoren zyrtare pas mbledhjes së rradhës së qeverisë.
Koha e nevojshme për trajnime është marrë, pra mjekët janë të trajnuar për udhëzuesit, gjithashtu edhe procedurat për të gjithë ecurinë, mënyrës se si do të kemi një rimbursim për qytetarët është tashmë kryer, është e qartë. Sistemet tona të shëndetësisë elektronike dhe të lidhjes direkte me farmacistin dhe kodet e trajtimit janë ato të cilat lehtësojnë shumë këtë process dhe padyshim do të ketë një informacion për të gjithë qytetarët nga strukturat tona të autoriteteve shëndetësore për të gjithë ecurinë e këtij protokolli dhe për të gjithë ecurinë në raport me mbështetjen e vazhdueshme që qeveria ka, ka bërë dhe do të bëjë për qytetatët.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.