Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një takim me stafin e ambulancës “Llukan Prifti”, pjesë e Qendrës Socio-Shëndetësore në Kuçovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se kjo ambulancë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe së shpejti do të ofrojë kushte bashkëkohore për mbi 5 mijë qytetarë.
“Prioriteti i MSHMS-së mbetet përmirësimi i infrastrukturës së kujdesit parësor dhe ofrimi i shërbimit universal shëndetësor pranë vendbanimit”, tha Koçiu.
Buxheti 2024 do të mbështesë rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit madhor të rikonstruksionit 2023-2024.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.